• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Zgjedhjet në Kosovë/ Pas numërimit të 70% të votave, LVV kalon LDK-në! Kadri Veseli pranon humbjen

by S M
06/10/2019 23:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kosovë, 1.9 milion qytetarë me të drejtë vote iu drejtuan sot kutive të votimit për zgjedhjen e 120 deputetë të rinj të legjislaturës së shtatë të Kuvendit.

Për zgjedhjet parlamentare ishin regjistruar pranë Komisionit zgjedhor 25 subjekte politike kurse për vëzhgimin e procesit u angazhuan rreth 3500 vendas dhe ndërkombëtarë.

Në përfundim të procesit zgjedhor, sipas KQZ, votuan 41.38% e qytetarëve. Pas mbylljes së qendrave të votimit, nuk kanë munguar as rezultatet e para të Exit Poll-eve. Sipas atij të realizuar nga Klan Kosova, PDK ka marrë 22%, LDK 30%, VV 30 dhe PSD 10%.

Me nisjen e procesit zgjedhor, Albin Kurti, Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj, të pestë kandidatë për Kryeministër të Kosovës, kanë votuar duke përcjellë dhe mesazhet e tyre politike.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se “Kosova do të zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve dhe do të përballet me sfidat që kemi përpara.

Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, pasi votimit, i ka cilësuar zgjedhjet si shumë të rëndësishme, ndërsa iu bëri apel qytetarëve të dalin masivisht për të votuar.

Kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, u shpreh para gazetarëve se dita e sotme është historike për Kosovën. Ajo gjithashtu bëri apel për një proces të rregullt.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas votimit, në një deklaratë për mediat uroi që përmes votës, qytetarët t’i japin perspektivë perëndimore Kosovës.

Kandidati i Vetvendosjes për Kryeministër Albin Kurti, u shpreh i bindur në fitore dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u ndoqën me interes të madh nga ndërkombëtarët.

Kreu i diplomacisë amerikane në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një statusi në Twitter theksoi se çdo votë e qytetarëve të Kosovës, ka rëndësi absolute.

“Në Kosovë, si në Amerikë, çdo votë numërohet. Çdo zë ka rëndësi. Cilat do qofshin pikëpamjet tuaja, këdo që të mbështesni, dilni dhe votoni. Për veten, për vendin dhe për të ardhmen tuaj”

Përgjithësisht procesi i votimit u karakterizua nga një frymë e qetë zgjedhore por nuk munguan disa parregullsi që kishin të bënin me listat e zgjedhësve dhe ushtrim presioni ndaj votuesve.

Që në orët e para të procesit të votimit, në Mitrovicë policia me urdhër të prokurorisë ndaloi dy komisionerë pasi ata kishin lejuar votues serb që të votonin me dokumenta të Serbisë, në kundërshtim me udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Sipas Koordinatores Nacionale për Zgjedhjet, Laura Pula, në rang vendi u arrestuan apo ndaluan 15 persona për keqpërdorim të votës dhe incidente të tjera në qendrat e votimit.

Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar as akuzat e ndërsjellta të partive politike për manipulime të mundshme.

Edhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj dhe Ministrja e Arsimit Besa Shahini kanë votuar të dy në Prishtinë.

Zgjedhjet pasuan dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj me 19 korrik, pasi që u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë. Vetëvendosje, LDK, PDK, koalicioni AAK – PSD dhe koalicioni NISMA – AKR, janë partitë më favorite si dhe kanë dominuar në sondazhet e publikuara gjatë kohës së fushatës./Shqiptarja/

Next Post
Veseli: Kosova nuk do të kushtëzohet kurrë nga Lista Serbe

Veseli: PDK pranon humbjen, do punojmë fort në opozitë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In