• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Zgjedhjet në Kosovë / Kurti dhe Osmani votojnë: Vendosim për katër vitet e ardhshme

by A R
12/10/2025 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar sot në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen në gjithë vendin.

Në një prononcim për median, Kurti e cilësoi ditën e sotme si një ditë të rëndësishme për të ardhmen e komunave në Kosovë.

“Sot është një ditë e rëndësishme, votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme në komunat tona. Votojmë për çerdhe, për shkollën, për ujin, për shëndetin, për shërbimet dhe për infrastrukturën në lagjet e qyteteve dhe fshatrave ku jetojmë”, tha Kurti pas votimit.

Ai theksoi se, përveç që janë qytetarë të Republikës së Kosovës, njerëzit janë edhe banorë të komunave ku jetojnë dhe veprojnë. Prandaj, ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka hedhur votën e saj në Fakultetin Teknik në Prishtinë, në kuadër të procesit zgjedhor që po zhvillohet në gjithë vendin. E para e vendit e cilësoi këtë ditë si një moment të rëndësishëm për demokracinë dhe shtetin.

“Siç e dini, sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë. Sa më masive pjesëmarrja në procese zgjedhore dhe sa më i rregullt e i lirë procesi, aq më e fortë do të jetë demokracia jonë”, theksoi ajo.

Presidentja shprehu shpresën që procesi të zhvillohet në të mirë të qytetarëve, me një votim të lirë dhe të mbrojtur për të gjithë.

“Shpresoj që ky të jetë një proces ku vota do të mbrohet me çdo kusht dhe do të jetë e lirë për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim. Si rezultat, Kosova do të dalë edhe më e fortë nga këto zgjedhje”, tha Osmani.

Po ashtu ajo rikujtoi rëndësinë historike të të drejtës së votës, të fituar pas një rruge të gjatë drejt lirisë dhe shtetformimit.

Next Post
Furgoni përplas biçikletën, ndërron jetë 61-vjeçari në Shkodër

Rrëzohet me biçikletë dhe bie në kanal, humb jetën i moshuari në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat për Arlinda Zekajn: Qytetarët kërkojnë shkarkimin e dy ministrave dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës

Protestat për Arlinda Zekajn: Qytetarët kërkojnë shkarkimin e dy ministrave dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës

November 3, 2026
Kandidati shqiptar në SHBA: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

Kandidati shqiptar në SHBA: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

November 3, 2026
Pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin

Pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, ekspertët parashikojnë se konfirmimi i rezultateve mund të marrë javë në disa shtete

Zgjedhjet në SHBA, ekspertët parashikojnë se konfirmimi i rezultateve mund të marrë javë në disa shtete

November 3, 2026
“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

November 3, 2026
Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste

Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste

November 3, 2026
Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

November 3, 2026
Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

November 3, 2026
Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

November 3, 2026
Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In