• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Zgjedhjet në Kosovë/ Analisti Halimi: Grenell i dha Kurtit një shuplakë të fortë, do humbasë votat

by A M
09/02/2025 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kosovë po mbahen zgjedhjet parlamentare, ndërsa analisti Jeton Halimi komenton në Report Tv 4 vitet e qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, i cili kërkon një mandat të dytë. Halimi thotë se Kurti është penalizuar nga SHBA, pasi sipas tij me çështjet e veriut dhe dialogun Kosovë-Serbi ka bërë vetëm llogari politike.

Shuplakë të madhe jo vetëm për Kurtin, por edhe për Kosovën e quan deklaratën e emisarit të SHBA, Richard Gremell, i cili deklaroi se Kurti nuk është një partner i besueshëm për SHBA.

“Kurti është penalizuar nga amerikanët. Me çështjen e veriut ka bërë llogari politike dhe jo në bashkërendim me SHBA që është aleati ynë kryesor. Po të mos ishte SHBA, Kosova nuk do ishte sot shtet i pavarur.

Shuplaka e SHBA, të paktën nga një zyrtar i lartë i SHBA, është një shuplakë e madhe edhe për Kosovën, lërë për individin. Kurti nuk do dhe s’do të kërkojë falje që të zbusë pak gjakrat. Grenell e ka gjetur një metodë të mirë, është e dëmshme për Kurtin dhe Kosovën, për çdo qytetar që një fjalim i tillë nuk i bën lërë kryeministrit, por as shtetit të Kosovës”, tha Halimi.

Sa i takon ndikimit që mudn të ketë kjo deklaratë në zgjedhjet në Kosovë, Halimi thekson se kryeministri Kurti do të humbasë vota. Ai shprehet se qytetarët e dinë që Kosova është mike dhe aleate e SHBA.

Andi Kapxhiu: A do ndikojë në zgjedhje, mund të humbasë votat Kurti?

Jeton Halimi: Patjetër, çdo qytetar që ka logjikë të shëndoshë, e di që SHBA e duan Kosovën, e përkrahin. Politikanët shkojnë e vijnë, por shteti i Kosovës është i palëkundur. Kjo shuplakë është e rëndë edhe për Kurtin dhe votuesit e Kurtit, se e dinë që Kosova është gjithnjë krah për krah me aleaten e vet, SHBA. Do ketë rënie të votave ndaj Kurtit.

Kurti është kryeministri i parë që përfundon një mandat të plotë 4-vjeçar, por kjo për analistin Halimi nuk tregon asgjë pasi Kosova ka bërë vetëm regres.

“Fundi i mandatit nuk ka asnjë rëndësi, rëndësi ka sa të rinj ikin në BE për një jetë më të mirë. Ka një rënie të ekonomisë jemi në sanksione nga BE dhe çfarë mund të lëvdohet Kurti që ka përfunduar mandatin, ai mund të jetë edhe 10 vite të tjera, por nuk ka bërë asgjë. Ka regresion, me çfarë mund të mburret Kurti”, tha Halimi.

Analisti thotë se Kurti pritet të dalë forcë e parë nga këto zgjedhje, por sipas tij nuk do arrijë të formojë shumicën parlamentare dhe vështirësia do jetë nëse do arrijë një koalicion për të qeverisur.

Next Post
“Je njësoj si Berisha dhe Meta”, Rama i përgjigjet “sy më sy” komentuesit: Edhe emrin e ke problematik

“Je njësoj si Berisha dhe Meta”, Rama i përgjigjet “sy më sy” komentuesit: Edhe emrin e ke problematik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In