• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në Kolonjë/ Përfundon dorëzimi i bazës materiale

by A R
19/11/2016 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon  se ka përfunduar shpërndarja e të gjithë bazës materiale zgjedhore, që do të përdoret në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kolonjë, në përputhje me të gjithë procedurat ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së.

Baza materiale u mor në dorëzim nga 36 Komisionet e Qendrave të Votimit pranë KZAZ-së nr. 73, Kolonjë, dhe me tërheqjen e bazës së materialeve zgjedhore fillon faza e përgatitjes së Qendrave të Votimit.

Të gjithë Qendrat e Votimit duhet të jenë të hapura dhe të fillojë procesi i votimit në orën 07.00, të ditës së dielë.

Administrata e KQZ-së  në datat 16-18 nëntor ka trajnuar 112 komisionerë të Qendrave të Votimit nga 241 komisionerë në total, të cilët do të angazhohen ditën e votimit, pra ditën e nesërme.  Pjesa më e madhe e komisionerëve pjesëmarrës në trajnim ishin të propozuar nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Sot,  Administrata e KQZ-së ka trajnuar edhe 72 kryetarët dhe sekretarët  e Komisioneve të Qendrave të Votimit të cilët janë paraqitur për të tërhequr bazën materiale, pavarësisht pjesëmarrjes së tyre në trajnimin e zhvilluar në datat 16-18 nëntor.

KQZ bën me dije se gjatë ditës së sotme ka patur kërkesa për zëvëndësim të komisionerëve, përkatësisht:

1.     Partia Socialiste ka kërkuar 12 zëvëndësime

2.     Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar 15 zëvëndësime

3.     Partia Demokratike kë kërkuar 8 zëvëndësime

4.     Partia Republikane ka kërkuar 4 zëvëndësime

Administrata e KQZ-së ndodhet në Kolonjë për të monitoruar dhe ofruar asistencën e nevojshme për komisionet e niveleve të dyta dhe të treta, ndërkohë të gjithë sekretarët e qendrave të votimit duhet të komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme me KQZ-në, për të përcjellë informacionin në dinamikë për ecurinë e procesit të votimit.

KQZ sjell në vëmendje dhe i inkurajon komisionerët, që të zbatojnë me përpikmëri dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe të akteve nënligjore të nxjerra nga KQZ, në funksion të mbarëvajtjes së procesit të votimit ditën e zgjedhjeve./a.m.

Next Post
“Më thanë mos u kthe në Shqipëri se është varr”, ja si i përgjigjet kryeministri

Batutat/ Rama: Bëj pyetjen se ju Berishët flisni gjatë. Qytetari: Veçse unë jam më i durueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In