• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet në Holandë, “barometri” për të tjerët në BE

by Java News
15/03/2017 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Votuesit në Holandë i janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet e para tejet thelbësore të Eurozonës gjatë këtij viti. Gara në Holandë dominohet nga kryeministri Mark Rute i partisë së qendrës së Djathtë VVD dhe rivali i tij Geert Wilders, i cili është paraqitur tek votuesit me platformën e tij antiemigracion.

Deri së fundmi, sondazhet tregonin se partia e lirisë e Gerd Wildeers udhëhiqte preferencat popullore, por duket se përballja diplomatike me Turqinë shkoi në favor të kryeministrit Rute duke ndryshuar balancat.

Gjithsesi zgjedhjet vazhdojnë të jenë tejet të paparashikueshme dhe siguria e vetme është ajo e pjesëmarrjes së lartë. Deri në orën 15:00, 43% e holandezëve me të drejtë vote e kanë kryer detyrën e tyre qytetare, 6% më shumë se zgjedhjet e përgjithshme të 2012-s.

Duke përdorur me maturi termat historik apo rekord, komentatorët në Holandë thonë se pjesëmarrja në zgjedhje është vërtetë e madhe, diçka që tregon se holandezët janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e tyre.

Po në këtë kuadër, më herët kryeministri Rute tha se zgjedhjet janë një mundësi për holandezët për të mposhtur llojin e gabuar të populizmit. Ndërsa në krahun tjetër, Wilders është zotuar se do të nxjerrë Holandën nga BE, do të mbyllë xhamitë dhe do të ndalojë Kuranin.

Pavarësisht përballjes së brendshme politike, zgjedhjet në Holandë janë shumë të rëndësishme edhe për Europën, pasi do të pasohen nga zgjedhjet në Francë dhe Gjermani, ku pritet që forcat populiste të paraqiten mirë.

ma.me

Next Post
Një miliard euro në vit nga diaspora në Kosovë, Shqiperia 500 milion

Ministria e Financave: Objektivi, ulja e borxhit në 59.6 përqind deri në 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Historia nuk shpallet non grata”, Valon Bela sulmon Ramën pas vendimit të Tiranës

“Historia nuk shpallet non grata”, Valon Bela sulmon Ramën pas vendimit të Tiranës

August 4, 2026
Zjarret në vend/ 25 vatra në 24 orë, Kreu i zjarrfikësve: Jemi në fazën më kritike të sezonit

Zjarret në vend/ 25 vatra në 24 orë, Kreu i zjarrfikësve: Jemi në fazën më kritike të sezonit

August 4, 2026
Greqia vijon luftën me zjarret, në Atikën Perëndimore betejë në tre fronte, mbi 130 mijë hektarë të djegur

Greqia vijon luftën me zjarret, në Atikën Perëndimore betejë në tre fronte, mbi 130 mijë hektarë të djegur

August 4, 2026
25 shtete amerikane padisin administratën Trump për tarifat e reja ndaj importeve

25 shtete amerikane padisin administratën Trump për tarifat e reja ndaj importeve

August 4, 2026
Mashtronin dhe vidhnin me 49 milionë llogari false dhe me 40 mijë karta telefonike/ Shkatërrohet banda e hakerave

Rreth 14.6 milionë sulme kibernetike ndaj Shqipërisë në gjashtë muaj, AKSK: Monitorimi vijon pa ndërprerje

August 4, 2026
Begaj pret ambasadorin e Ekuadorit, vlerëson bashkëpunimin dhe kërkon njohjen e Kosovës

Begaj pret ambasadorin e Ekuadorit, vlerëson bashkëpunimin dhe kërkon njohjen e Kosovës

August 4, 2026
Nga plakja te reforma, beteja për të ardhmen e pensioneve! Drafti publikohet në shtator

Nga plakja te reforma, beteja për të ardhmen e pensioneve! Drafti publikohet në shtator

August 4, 2026
Pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, projektligji i PS: Koeficient 0.38 ndaj pagës së Presidentit

Pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, projektligji i PS: Koeficient 0.38 ndaj pagës së Presidentit

August 4, 2026
Marrëveshja e huasë, ambasada e SHBA: Do të mbështesë përparimin e Shqipërisë për rritjen 5% të shpenzimeve për mbrojtjen

Marrëveshja e huasë, ambasada e SHBA: Do të mbështesë përparimin e Shqipërisë për rritjen 5% të shpenzimeve për mbrojtjen

August 4, 2026
Ishin nisur drejt Britanisë së Madhe, merr flakë varka me emigrantë në Kanalin e La Manshit

Ishin nisur drejt Britanisë së Madhe, merr flakë varka me emigrantë në Kanalin e La Manshit

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com