• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në Himarë, Çupi: PS është repart i organizuar dhe nuk e fal humbjen

by S T
02/08/2024 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike këto ditë ka akuzuar kreun e qeverisë, se ai dhe familjarë të tij kanë përfituar 224 mijë metra tokë në Vuno, si pjesë të trashëgimisë nga fisi Koleka.

Për këtë ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, i cili paralajmëroi padi në gjykatë mbi çështjen e pretenduar nga PD.

Analisti Frrok Çupi, u shpreh se mbështetësit e Berishës si mjetin e tyre kryesor politik kanë akuzën dhe shpifjen pa treguar asnjë provë.

Sipas tij, Edi Rama qoftë si individ, qoftë dhe në rolin e kryeministrit nuk është ai karakteri tipik, i cili turret pas skemave për të përvetësuar prona në interesin personal.

“PD është përgjegjëse direkte me qeverisjen e saj për shpërdorimin dhe shkatërrimin e konceptit të pronës dhe duhet të kishte një meachulpa që pronat kanë mbetur pa u certifikuar deri tani. Këta të PD, të Berishës sidomos, e kanë akuzën dhe shpifjen si një mjet strategjik i tyre, për t’i thënë kundërshtarit se edhe ti je si unë. Nuk është Edi Rama njeriu që turret pas pronave, qoftë si individ dhe si kryeministër. Nuk e bën kurrë, sepse Edi ka kualitete qytetari dhe nuk është ai njeriu që shkon pas pronave”, theksoi ai.

Gjatë diskutimit në studion e “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, Çupi analizoi dhe përballjen për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, që mbahen më 4 gusht.

Ai theksoi se kandidati i PS, Vangjel Tavo është një individ, i cili është afirmuar dhe të gjithë ia dinë kapacitetin profesional që ai zotëron, kurse kundërshtari i tij shtoi Çupi nuk “jeton” me komunitetin dhe hallet e tyre.

“Argumenti i parë është se PS kandidon një personalitet të vetin. PS është repart i organizuar dhe nuk e fal humbjen. Kandidati i PS, është politikan i njohur ne Shqipëri dhe investimi i tij është besimi. Ata e dinë se sa e mban fjalën dhe për tjetrin është një errësirë totale dhe nuk ka asnjë mundësi për të votuar.

Ai komentoi edhe deklaratën e Vangjel Tavos, i cili tha se është i gatshëm që pas fitores, postin e nënkryetarit të Bashkisë Himarë t’ia dorëzojë kundërshtarit politik.

Kjo për Çupin, është një deklaratë elegante dhe kalorisake dhe po ta pranonte postin e nënkryetarit Petro Gjikuria, sigurisht që do ishte një bashkëjetesë interesante në Himarë.

“Besoj se është një deklaratë elegante, deklaratë kalorsiake në kuptimin e fitimtarit dhe fitimtari gjithmonë jep dhurata dhe po e pranoi, është një bashkëjetesë që do ishte interesante”, shtoi ai

Next Post
Ekstradimi i Leonard Dukës nxjerr në pah sagën e konflikteve! Si u eliminuan shokët e Ervis Martinajt

Ekstradimi i Leonard Dukës nxjerr në pah sagën e konflikteve! Si u eliminuan shokët e Ervis Martinajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In