Zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani për përcaktimin e Kancelarit dhe të deputeteve të Bundestagut (Parlamenti Federal) do te zhvillohen neser me 24 shtator 2017. Angela Merkel është favorite për të fituar postin e kancelares së Gjermanisë për herë të katërt, duke lënë shumë pas kandidatin konkurrent të SPD, Martin Schulz. Partia e qendrës së djathtë CDU që mbështet zonjën Merkel rezulton në sondazhe rreth 13 përqind mbi PSD e cila ka paraqitur si kandidat për kancelar Martin Schulz, ish-kryetar i Parlamentit Europian.
Në zgjedhje marrin pjesë 38 parti, por me kryesoret janë
•Partia Kristian Demokrate – CDU me 254 mandate ne Bundestagun aktual
•Partia Social-Demokrate SPD me 193 mandate
•E Majta – Die Linke me 64 mandate
•Aleanca 90/ Të Blertët me 63 mandate
•Partia e Bashkimit Kristian Social – CSU me 56 mandate
•Partia Liberale Demokratike – FDP me 0 mandate
•Alternativa për Gjermaninë AfD me 0 mandate
Nga sondazhet rezulton se ka disa mundësi për të krijuar koalicionet qeverisëse
1)Koalicioni “Jamajka” mes CDU, FDP dhe të Blertëve
2)Koalicioni CDU-FDP
Për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme konkurron një parti populiste e ekstremit të djathte që është kundër emigrantëve FDP.