• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zgjedhjet në FSHF janë absolutisht të pavlefshme”/ Shoqata Rajonale e Fierit kundër Dukës: Po manipulohet me numrin e delegatëve

by Java News
27/01/2022 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqata Rajonale e Futbollit Fier i ka bërë një kërkese zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit, në prag të zgjedhjeve që do mbahen për kryetarin dhe delegatët e kësaj shoqate. Shoqata Rajonale e Futbollit në Fier kërkon revokimin e çdo veprimi të FSHF, të cilat sipas tyre dëmtojnë rëndë procesin zgjedhor, besimin në komunitetin sportiv. Sipas tyre veprimet e deritanishme të FSHF të pavlefshme pasi është shtuar ose reduktuar para procesit zgjedhor numri i delegatëve.

Shoqata Rajonale e Futbollit të Fierit i cilëson të manipuluara zgjedhjet që po bëhen për Federatën Shqiptare të Futbollit. Përmes një deklarate publike, drejtuesit e futbollit në rajonin e Fierit dalin në mbështetje të kërkesave të Bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar institucionit më të lartë të futbollit shqiptar që të bëjnë transparencë në lidhje me vendimmarrjen dhe veprimet e saj procedurale që kanë të bëjnë me organizimin e procesit zgjedhor për zgjedhjen e delegatëve të Asamblesë së Përgjithshme të FSHF.

Shoqata e Futbollit të Fierit i konsideron vendimet e marra dhe veprimet proceduriale të kryera, deri më tani, nga FSHF dhe disa Shoqata rajonale, në lidhje me organizimin e zgjedhjeve për caktimin e delegatëve në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së, që do të mbahet më datë 02.03.2022, si vendime dhe veprime proceduriale absolutisht të pavlefshme dhe të marra dhe të kryera në kundërshtim dhe mosrespektim të përcaktimeve të bëra në Statutin e SHRF-së dhe Rregulloren e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së.

Në deklaratë thuhet se vendimet janë marrë në mosrespektim dhe tejkalim të vullnetit të shprehur dhe tagrave të deleguara të përfaqësuesve ligjor të shoqatave/shoqërive anëtare të SHRFT, dhe të kryera nga persona të cilëve përfaqësuesit ligjor të shoqatave/shoqërive anëtare të SHRFT nuk u kishin deleguar asnjë tagër përfaqësimi.

Shoqata Rajonale Fier shpreh shqetësimin për mënyrën se si disa Shoqata Rajonale tw Futbollit kanë organizuar në mungesë të transparencës dhe në shkelje të përcaktimeve statutore procesin zgjedhor të votimit të delegatëve që do të përfaqësojnë SHRF-të në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF.

“Duke vlerësuar qëndrimin e deritanishëm që Bashkia e Tiranës dhe anëtarë të tjerë të SHRFT-së, kanë mbajtur në mbrojtje të integritetit të një procesi të rregullt zgjedhor, duke na përfaqësuar në interesat dhe shqetësimet tona të ligjshme për zhvillimin deri më tani nga FSHF të një procesi zgjedhor, jo transparent dhe jo statutor;

Të vendosur për të restauruar besimin e komunitetit sportiv dhe qytetarëve shqiptar në integritetin që Federata Shqiptare e Futbollit dhe sporti i futbollit në bashkitë tona dhe Shqipëri meriton që të kenë;

Deklarojmë:  Vendimmarrjen tonë respektive, për revokimin e menjëhershëm të çdo akti të nënshkruar deri më sot nga ana jonë si përfaqësues ligjor të subjekteve anëtare Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, për caktimin e delegatëve në punimet e Asambleve të Përgjithshme të SHRFF qe mbahen ne date 27.01.2022; duke konsideruar çdo vendim apo veprim të mëtejshëm procedurial të marrë nga këta delegatë, si një vendim apo veprim absolutisht i pavlefshëm, në mungesë të tagrave përkatëse përfaqësuese dhe të dënueshëm penalisht”, thuhet në deklaratën publike të Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier drejtuar.

2 ditë më parë edhe Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër i ka dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit ultimatumin, në prag të zgjedhjeve që do mbahen për kryetarin dhe delegatët e kësaj shoqate më datë 29 janar. Shoqata Rajonale e Futbollit në Gjirokastër i kërkon FSHF-së numrin e delegatëve si dhe emrat e delegatëve të Shoqatës së Rajonale të Futbollit Gjirokastër, si dhe i kërkon shpjegime për mënyrën se si janë vendosur këta delegatë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

g.kosovari

Next Post
Pekin, hapet Forumi Global Mediatik i Inovacionit

Pekin, hapet Forumi Global Mediatik i Inovacionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com