Shoqata Rajonale e Futbollit Fier i ka bërë një kërkese zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit, në prag të zgjedhjeve që do mbahen për kryetarin dhe delegatët e kësaj shoqate. Shoqata Rajonale e Futbollit në Fier kërkon revokimin e çdo veprimi të FSHF, të cilat sipas tyre dëmtojnë rëndë procesin zgjedhor, besimin në komunitetin sportiv. Sipas tyre veprimet e deritanishme të FSHF të pavlefshme pasi është shtuar ose reduktuar para procesit zgjedhor numri i delegatëve.
Shoqata Rajonale e Futbollit të Fierit i cilëson të manipuluara zgjedhjet që po bëhen për Federatën Shqiptare të Futbollit. Përmes një deklarate publike, drejtuesit e futbollit në rajonin e Fierit dalin në mbështetje të kërkesave të Bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar institucionit më të lartë të futbollit shqiptar që të bëjnë transparencë në lidhje me vendimmarrjen dhe veprimet e saj procedurale që kanë të bëjnë me organizimin e procesit zgjedhor për zgjedhjen e delegatëve të Asamblesë së Përgjithshme të FSHF.
Shoqata e Futbollit të Fierit i konsideron vendimet e marra dhe veprimet proceduriale të kryera, deri më tani, nga FSHF dhe disa Shoqata rajonale, në lidhje me organizimin e zgjedhjeve për caktimin e delegatëve në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së, që do të mbahet më datë 02.03.2022, si vendime dhe veprime proceduriale absolutisht të pavlefshme dhe të marra dhe të kryera në kundërshtim dhe mosrespektim të përcaktimeve të bëra në Statutin e SHRF-së dhe Rregulloren e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së.
Në deklaratë thuhet se vendimet janë marrë në mosrespektim dhe tejkalim të vullnetit të shprehur dhe tagrave të deleguara të përfaqësuesve ligjor të shoqatave/shoqërive anëtare të SHRFT, dhe të kryera nga persona të cilëve përfaqësuesit ligjor të shoqatave/shoqërive anëtare të SHRFT nuk u kishin deleguar asnjë tagër përfaqësimi.
Shoqata Rajonale Fier shpreh shqetësimin për mënyrën se si disa Shoqata Rajonale tw Futbollit kanë organizuar në mungesë të transparencës dhe në shkelje të përcaktimeve statutore procesin zgjedhor të votimit të delegatëve që do të përfaqësojnë SHRF-të në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF.
“Duke vlerësuar qëndrimin e deritanishëm që Bashkia e Tiranës dhe anëtarë të tjerë të SHRFT-së, kanë mbajtur në mbrojtje të integritetit të një procesi të rregullt zgjedhor, duke na përfaqësuar në interesat dhe shqetësimet tona të ligjshme për zhvillimin deri më tani nga FSHF të një procesi zgjedhor, jo transparent dhe jo statutor;
Të vendosur për të restauruar besimin e komunitetit sportiv dhe qytetarëve shqiptar në integritetin që Federata Shqiptare e Futbollit dhe sporti i futbollit në bashkitë tona dhe Shqipëri meriton që të kenë;
Deklarojmë: Vendimmarrjen tonë respektive, për revokimin e menjëhershëm të çdo akti të nënshkruar deri më sot nga ana jonë si përfaqësues ligjor të subjekteve anëtare Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, për caktimin e delegatëve në punimet e Asambleve të Përgjithshme të SHRFF qe mbahen ne date 27.01.2022; duke konsideruar çdo vendim apo veprim të mëtejshëm procedurial të marrë nga këta delegatë, si një vendim apo veprim absolutisht i pavlefshëm, në mungesë të tagrave përkatëse përfaqësuese dhe të dënueshëm penalisht”, thuhet në deklaratën publike të Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier drejtuar.
2 ditë më parë edhe Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër i ka dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit ultimatumin, në prag të zgjedhjeve që do mbahen për kryetarin dhe delegatët e kësaj shoqate më datë 29 janar. Shoqata Rajonale e Futbollit në Gjirokastër i kërkon FSHF-së numrin e delegatëve si dhe emrat e delegatëve të Shoqatës së Rajonale të Futbollit Gjirokastër, si dhe i kërkon shpjegime për mënyrën se si janë vendosur këta delegatë.
g.kosovari