• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në Dibër/ Instituti i Studimeve Politike ngre disa shqetësime

by A R
10/09/2016 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Studimeve Politike në kuadër të Dhomës Zgjedhore u përfshi intensivisht në monitorimin e fushatës elektorale për bashkinë Dibër.

Një ditë përpara votimit për kryetarin e ri të Bashkisë, ISP shpreh shqetësimin publik për një  sërë çështjesh. Ato lidhen me financimin e fushatës, incedentet e dhunës, angazhimin e personave me precedentë e një sërë çështjesh që renditen më posghtë:

  • se një praktikë zgjedhore rutinë në një bashki, u shndërrua në arenë e luftës së ashpër politike kombëtare midis partive kryesore, duke përfshirë eksponentët kryesorë të mazhorancës dhe të opozitës.
  • se në një nga bashkitë më të varfra në vend, u zhvillua një nga fushatat më të kushtueshme elektorale. Burimet financiare ishin në shumicën e tyre informale, jashtë dispozitave kufizuese të Kodit Zgjedhor dhe në kundërshtim me parimin kushtetues të barazisë dhe transparencës
  • se partitë, në kundërshtim me parimet e ligjit të dekriminalizimit dhe angazhimet e tyre publike, aktivizuan në Dibër element e grupe kriminale, duke tensionuar situatën dhe duke paralajmëruar se ato mbeten një burim i qëndrueshëm kërcënues për zgjedhje të lira e të ndershme
  • se institucionet e zbatimit të ligjit, veçanërisht Prokuroria dhe Policia, nuk u dhanë përgjigje në kohë akuzave zyrtare dhe as denoncimeve zyrtare të depozituara pranë tyre, si dhe nuk ndërmorën hapat e duhur ligjor në zbatim të ligjit elektoral dhe të de-kriminalizimit, për të siguruar klimën e nevojshme të besimit publik në zhvillimin e zgjedhjeve.
  • se partitë ndryshuan në orët e fundit rreth 95% të komisionerëve, duke treguar se praktikat dhe cilësitë militante mbeten dominuese mbi kriteret ligjore e profesionale të administrimit zgjedhor
  • se në kundërshtim me Kodin Zgjedhor qeveria përdori masivisht në Dibër buxhetin shtetëror, fondet publike, axhensitë publike, administratën publike, burimet materiale dhe njerëzore. Ajo miratoi disa akte administrative dhe financiare, me ndikim direkt në fushatë, duke shkelur dukshëm parimet e barazisë dhe asnjanësisë në fushatë.
  • se vetë kandidatët në Dibër nuk kaluan filtrin ligjor të de-kriminalizimit, për shkak të afateve të kufizuara kohore, si dhe nuk dolën përmes një procesi konkurrues brenda partive politike, duke injoruar rregullat demokratike të funksionimit dhe vendimmarrjeve në partitë politike
  • se liderit politikë kryesorë, përfshirë kryeministrin, përdorën një retorikë politike të ashpër, denigruese dhe diskriminuese, – të papranueshme për standardet demokratike të një vendi që aspiron integrimin në BE.
  • se qytetarëve të Dibrës iu mohua e drejta e një fushate konkurruese cilësore, njëri kandidat refuzoi debatin publik, palët nuk arritën të kenë dokumente seriozë programor dhe se fushata lokale mbeti në hije nga dominimi i fushatës kombëtare politike.

Për ISP pozitive rezultoi roli i medias, i shoqërisë civile dhe i qytetarëve të Dibrës në fushatë.

  • Shumica e incidenteve patën frymëzim e pjesëmarrje nga individë që nuk janë banorë rezident në Dibër, rastet e kërcënimeve dhe shkeljes së ligjit gjithashtu lidhen me elementë jo rezident atje, qytetarët morën pjesë masivisht në takimet elektorale, dhe se ata treguan interes të madh në zgjedhje dhe kurajë për të demonstruar problemet e tyre të shumta që kërkojnë zgjidhje.
  • Media shënoi progres në raportimin elektoral të fushatës në Dibër në aspektin e barazisë ndaj kandidatëve dhe subjekteve politike, si dhe në denoncimin e rasteve të shkeljes së ligjit, sidomos lidhur me përdorimin e shtetit në fushatë dhe incidentet gjatë fushatës.
  • Shoqëria civile u angazhua me grupe monitoruese dhe raportuese në fushatë, ajo denoncoi publikisht rastet e shkeljes së ligjit dhe abuzimeve, si dhe në tërësi tregoi distancën e madhe në standarde dhe kulturë sjelljeje zgjedhore ndaj faktorëve politikë të përfshirë në fushatë.

 Së fundi,

  • ISP iu bën thirrje qytetarëve dibranë të dalin masivisht në zgjedhjet e të dielës, të zgjedhin me votën e tyre kandidatin e preferuar dhe të ndëshkojnë me votë çdo rast abuzim e praktikë negative nga secila prej palëve në konkurrim.
  • ISP inkurajon qytetarët të denoncojnë pranë autoriteteve të ligjit, autoriteteve zgjedhore, grupeve monitoruese, medias, etj, në çdo rast çdo praktikë kërcënimi, presioni, oferte për blerje votash apo deformimi të vullnetit të tyre të lirë kushtetues për të zgjedhur.
  • ISP apelon partitë politike të lejojnë qytetarët e Dibrës që të votojnë të lirë, të distancohen nga elementët e tyre kriminalë të përfshirë në fushatë, të mbajnë qëndrim profesional me komisionerët e tyre në procesin e administrimit, si dhe të inkurajojnë shpëtimin e zgjedhjeve në Dibër përmes lirisë së votimit, transparencës së administrimit dhe respektit ndaj legjitimitetit dhe vullnetit qytetar.
Next Post
Putin: Më jepni Krimenë, ja ku e keni Kosovën

Putin: Më jepni Krimenë, ja ku e keni Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festat e fundvitit, mbi 6300 qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica në vendin tonë

Shtohet qarkullimi me vendet fqinje, Kapshtica dhe Qafë Thana përballojnë rritjen e lëvizjeve

August 5, 2026
Fitorja e kandidatit Abdul El-Sayed në Michigan rihap debatin për ndikimin e lobit pro-izraelit në SHBA

Fitorja e kandidatit Abdul El-Sayed në Michigan rihap debatin për ndikimin e lobit pro-izraelit në SHBA

August 5, 2026
Marrëveshja Shqipëri-Zvicër detyron palët të negociojnë! U firmos në 1992 për zgjidhjen e…

Marrëveshja Shqipëri-Zvicër detyron palët të negociojnë! U firmos në 1992 për zgjidhjen e…

August 5, 2026
Mungesa e likuiditetit alarmon bankat ruse, ekonomia e luftës vë nën presion financat e Moskës

Mungesa e likuiditetit alarmon bankat ruse, ekonomia e luftës vë nën presion financat e Moskës

August 5, 2026
Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

Kundërshtitë për ndarjen territoriale, Mazniku: Debati në Kuvend, jo me protesta dhe referendum

August 5, 2026
Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

August 5, 2026
Alarm në Gjermani! Avioni i DHL përplaset në ajër me një objekt, pak më vonë policia gjen në aeroport një dron

Alarm në Gjermani! Avioni i DHL përplaset në ajër me një objekt, pak më vonë policia gjen në aeroport një dron

August 5, 2026
Neutralizohet zjarri në Peshkëpi të Selenicës, digjen automjete në një varrezë makinash dhe dhjetëra pemë

Neutralizohet zjarri në Peshkëpi të Selenicës, digjen automjete në një varrezë makinash dhe dhjetëra pemë

August 5, 2026
Tarifat e Trump u rrëzuan në gjykatë, SHBA nis kthimin e miliardave për bizneset

Tarifat e Trump u rrëzuan në gjykatë, SHBA nis kthimin e miliardave për bizneset

August 5, 2026
Gazetari dhe imami non grata, Berisha dënon vendimin e qeverisë: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç

Gazetari dhe imami non grata, Berisha dënon vendimin e qeverisë: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com