• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në Dibër/ E panjohura e garës, Shehu dhe Rama…lidhje krushqie

by A R
18/08/2016 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet e pjesshme të 11 shtatorit për Bashkinë e Dibrës, kanë nxjerrë në pah një realitet tipik shqiptar, e specifikisht dibran, atë që rivalët politikë konçidojnë të kenë edhe lidhje familjare me njëri-tjetrin.

Ndaj, siç po ndodh këto ditë të para të fushatës elektorale të shtabeve përkatëse, e siç pritet të ndodh deri më 10 shtator, askush nuk do e artikulojë për keq emrin e shoqi-shoqit.

Madje nga burime brenda stafit të kandidatit demokrat Sherefedin Shehu, mësohet që nga ky i fundit të jetë dhënë porosia që në fjalorin elektoral, emri i Muharrem Ramës, ndryshe doktor Rremës, të mos përmendet, aq më pak për keq.

Përjashtim bën – dhe do të bëjë, sigurisht – vetëm “Doktori blu” i Tiranës, tek i cili kjo normë etike nuk ekziston.

Një ditë më parë, Berisha akuzoi  kandidatin socialist, Muharrem Rama si i implikuar me trafik droge në Zvicër, por fakt është se në Zvicër, gjatë viteve të para ’90, nuk ka qenë  kirurgu i njohur i spitalit të Peshkopisë, por dy vëllezërit e tij, Nexhati dhe Nehati, tipologjia dhe skeda qytetare e të cilëve nuk ka asnjë lidhje me drogën si lëndë apo me trafikun e drogës si aktivitet kriminal.

Po pse kjo paqe dhe kjo vetëpërmbajtje etike mes dy rivalëve, përgjatë një fushatë me peshë të madhe politike?!

Mos vallë thjesht nga të qënit dibranë nga ata të sojit, që dijnë të sillen si burra fisnikë edhe kur janë kundërshtarë?!

Mund të jetë dhe kjo, pasi si Rama e si Shehu kanë një performancë individuale ta panjollë në jetën shoqërore, por është dhe një fakt tjetër: ata kanë dhe një lidhje krushqie mes njëri-tjetrit, raporton Tesheshi.com. Djali i xhaxhait të Sherefedin Shehut, pra nipi i tij, është i martuar me të motrën e Muharrem Ramës.

Dhe kjo është diçka e zakonshme në Dibër, një fenomen që e ka karakterizuar dhe politikën e atyshme lokale që nga pluralizmi e këtej: në dy kahjet politike, shumica e eksponentëve kishin lidhje farefsinore e krushqie me njëri-tjetrin.

Sa për ilustrim, familja e ish-deputetes demokrate Natasha Shehu, fjalëmbajtësja kryesore në seancën e rishpalljes së Berishës president në parlamentin e vitit 1997, kishte lidhje krushqie me Fatos Nanon.

Kështu pra, kjo fushatë pritet të jetë ndër të rrallat me gjuhë të kultivuar, për shkak të kësaj afërsie mes dy kandidatëve, të cilët rezultojnë krushq. Ose ndryshe miq, siç i thonë në fjalorin popullor të Dibrës./a.m.

Next Post
Rike Roçi pushime në Durrës, por gjokset e saj marrin gjithë vëmendjen

Rike Roçi pushime në Durrës, por gjokset e saj marrin gjithë vëmendjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com