• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në Dibër, Blushi ironizon me të gjithë: Saliri, Iliri dhe Deliri

by Aalison Pearse Stevens
15/09/2016 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Ben Blushi mbajti një fjalim sot në Parlament, ku shpjegoi sipas tij se përse në Dibër fitoi thellë PS­j-a.

Sipas Blushit, dibranët janë zhytur në varfëri ekstreme dhe ata nuk votuan të majtën për këtë, por qeverinë, kushdo që të ishte ajo.

Kjo sipas tij ka ardhur, pasi dibranët kishin frikë se mos humbnin edhe atë pak gjë që kanë. Ai madje i ktheu edhe përgjigje opozitës për pretendimet e saj për blerje votash.

Sipas tij, është e pamundur që të blihen 4 mijë vota. “Rama i bindi dibranët, se pa Dibrën nuk e bën dot Shqipërinë”, tha Blushi. “Partia Demokratike nuk është aspak e besueshme në atë që thotë. Ata kanë humbur dhe mua më shijon humbja e PD­së, më shumë se leximi i një romani. PD e meriton të humbë si grupim politik i pamotivuar dhe i pavotueshëm.

Ajo që më habit mua në rastin e Dibrës, është fitorja e pamerituar e qeverisë. Edhe vetë Rilindja që foli sot për Dibrën, e ka të vështirë të shpjegojë se çfarë ndodhi atje”, tha Blushi.

Më tej, Blushi tha se as qeveria nuk e di se për kë ka votuar populli i Dibrës, duke ironizuar reformat e qeverisë.

“Asnjë nuk e thotë që Dibra votoi takimin e Ramës me Mogherinin; reformën në drejtësi; rritjen e prodhimit në Myzeqe; ardhjen e shëndetshme të turistëve të huaj; rritjen e çmimit të naftës në dregun ndërkombëtar. Për çfarë votoi Dibra?! Sipas PD-së, janë blerë vota. Është e pamundur të blesh 4 mijë njerëz. Si ka mundësi pra që me këtë diferencë votash rilindja mundi tre kundërshtarë?! PD, LSI dhe ata njerëz që ankohen për cilësinë e qeverisjes? Çfarë magjie është kjo?”, tha Blushi.

“Të besosh që Dibra voton majtas, është njësoj si të votojnë grekët Merkelin. Dibranët nuk kanë votuar, as për të djathtët dhe as për të majtët. Dibranët kanë votuar qeverinë. Populli nuk do t’i dalë kundër qeverisë. Populli do që ta ketë mirë me qeverinë. Populli i Dibrës nuk votoi kundër qeverisë se ka frikë të humbasë edhe atë pak gjë që ka”, vijoi Blushi.

Më tej, Blushi tha se Dibra duhet të hyjë në një manual zgjedhor, i cili i ka rrënjet thellë në historinë tonë të demokracisë. Sipas tij, Dibra u shpik nga Saliri (Berisha), u transportua nga Iliri (Meta) dhe u kopjua nga Deliri (Rama). “Përdhunimi është më praktik se tradhtia. Tre yje shkëlqejnë sot në Dibër. Deliri, Saliri dhe Iliri, që do të vazhdojnë të shkëlqejnë ende për sa kohë shqiptarët janë në këtë galaksi. Dibra është manual zgjedhor, i shpikur nga Saliri, i transportuar nga Iliri dhe i kopjuar nga Deliri”, përmbylli Blushi.

Panorama/d.i.

 

Next Post
(Video) Shikoni si u rrahën neo-nazistët dhe azil kërkuesit mbrëmë në Gjermani

(Video) Shikoni si u rrahën neo-nazistët dhe azil kërkuesit mbrëmë në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In