• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet në Amerikë, e gjithë vëmendja nga Kolegji Elektoral

by Java News
18/12/2016 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I keqkuptuar dhe i përfolur shpesh, Kolegji Elektoral i Shteteve të Bashkuara është një institucion që mblidhet çdo katër vjet, me pak bujë, e madje edhe më pak i vështruar. Por, jo edhe këtë vit.

Kolegji, një grup prej 538 njerëzish nga të 50 shtetet dhe Uashingtoni, do të zgjedhë formalisht presidentin e 45-të të SHBA-së “të hënën e parë, pas të mërkurës së dytë të dhjetorit”, siç parashihet edhe me ligjin amerikan.

Takimi këtë vit do të mbahet më 19 dhjetor dhe pritjet janë që personi që ata do të zgjedhin të jetë republikani Donald Trump.

Sytë janë kah ky takim si gati kurrë më parë. Kjo për shkak se rivalja e Trumpit në zgjedhje, kandidatja demokrate, Hillary Clinton, ka fituar votën e popullit më 8 nëntor.

Megjithatë, me Kushtetutën e SHBA-së, Kolegji Elektoral është institucioni që zgjedh presidentin dhe jo vota e popullit. Dhe, pasi Trump ka fituar më shumë vota në shtetet specifike, si: Miçigen, Uiskonsin dhe Pensilvani, ai ka fituar më shumë vota të Kolegjit Elektoral sesa Clinton – 306 kundrejt 232.

Ankthin sivjet e shton edhe konstatimi i agjencive të inteligjencës së SHBA-së se hakerë, të mbështetur nga Qeveria e Rusisë, kanë ndërhyrë në serverë të partive politike gjatë fushatës Elektorale.

Raporte në Washington Post dhe New York Times kanë cituar zyrtarë të paidentifikuar të CIA-s të kenë thënë se hakerët rusë mund të kenë forcuar fushatën e Trumpit – akuza që vetë Trump i ka hedhur poshtë.

Claire Ayer, senatore demokrate në Vermont, e cila ka shërbyer si zgjedhëse në Kolegjin Elektoral më 2012, thotë se kujton një ankth të ngjashëm në vitin 2000, kur kandidati demokrat, Al Gore, ka fituar votën e popullit, por republikani George W. Bush ka fituar më shumë vota të Kolegjit Elektoral. Këtë vit, thotë ajo, duket edhe më keq.

“Ka tërhequr vëmendje, sepse njerëzit janë shumë të shqetësuar me Donald Trumpin. Nuk e kemi pasur këtë ankth për Bushin apo Goren”, thotë Ayer.

Zgjedhësit e Kolegjit Elektoral ndahen në përputhje me popullsinë e shteteve dhe zgjidhen nga partitë politike në secilin shtet.

Në pak shtete, ligji kërkon që ata të hedhin votën në bazë të votës popullore. Në të tjerat, ata janë të obliguar ndaj partive politike që i zgjedhin ata.

Ata që i mbrojnë rregullat e shteteve të tyre, ose votën e popullit, shpesh quhen “zgjedhës të pabesueshëm”. Këtë vit ka dalë edhe një titull tjetër për ta: “Zgjedhës të Hamiltonit”.

Kjo është referencë për Alexander Hamiltonin, Sekretari i parë i Thesarit dhe bashkautor i një sërë letrash me ndikim, të publikuara më 1787-1788, që kanë dhënë argumente për ratifikim të Kushtetutës.

Në njërën prej këtyre letrave thuhej se qëllim kryesor i Kolegjit Elektoral është të parandalojë “çdo dëshirë të fuqive të huaja për të fituar një mbizotërues i papërshtatshëm në këshillat tanë”.

Një grup ka marrë emrin Hamilton, duke argumentuar se zgjedhësit nuk duhet të votojnë për Trumpin, por për një tjetër republikan.

Nëse kundërshtarët e Trumpit mbledhin mbështetje të mjaftueshme për të bindur së paku 37 zgjedhës që të mos e mbështesin atë, një gjë e tillë do ta bllokonte zgjedhjen e tij dhe do ta dërgonte vendimin përfundimtar në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Themeluesit e shtetit kanë pasur qëllim që Kolegji Elektoral të ndalojë një person të papërshtatshëm të bëhet president. Kushtetuta që ata kanë hartuar na e jep këtë mundësi. Ndërgjegjja e kërkon që ta përdorim”, ka thënë grupi.

Grupi nuk u është përgjigjur emaileve për më shumë informacione në lidhje me këto përpjekje.

Disa zgjedhës të tjerë, ndërkohë, kanë kërkuar takim për më shumë informacione në lidhje me raportet për ndërhyrjen e Rusisë, nga shqetësimet për ndikimin e mundshëm në zgjedhjen e Trumpit.

“Zgjedhësit kërkojnë të dinë nga komuniteti i inteligjencës nëse po vazhdojnë hetimet për lidhje midis Donald Trumpit, fushatës së tij dhe ndërhyrjes së Qeverisë ruse në zgjedhje”, ka thënë një grup prej dhjetë zgjedhësish në një letër të hapur të publikuar më 12 dhjetor.
REL/d.i.

Next Post
Noizy ndiqet nga policia? Ja çfarë thotë vetë reperi

Noizy ndiqet nga policia? Ja çfarë thotë vetë reperi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

October 9, 2026
Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

October 9, 2026
Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

October 9, 2026
Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

October 9, 2026

Pse jemi mirë në rajon në përthithjen e fondeve të BE-së?

October 9, 2026
Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

October 9, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

“Ulje temperaturash dhe reshje shiu”, por si si do të jetë moti në fundjavë moti?

October 9, 2026
Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com