• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, kandidatët në garë

by Java News
31/08/2017 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 4 shtator, Akademia e Shkencave të Shqipërisë do të zgjedhë kryetarin dhe zëvendëskryetarin e ri.  E bashkë me ta edhe disa anëtarë të rregullt të Akademisë. Janë pikërisht matematikani, ak. Gudar Beqiraj për postin e kryetarit dhe arkeologu, ak. Myzafer Korkuti për atë të zv.kryetarit, që do të votohen nga Asambleja e ASH.

Nga sa shihet, nuk do të ketë një garë mes kandidatësh, por një rikonfirmim ose jo nga ana e Asamblesë e dy figurave, që edhe më herët kanë mbajtur këto poste. Duket si një këmbim vendesh me Korkutit që sot është kryetar dhe Beqirajt, që mban atë postin e zëvendëskryetarit. Sipas sekretarit të përgjithshëm të ASH, Vasil Tole, afati për paraqitjen e kandidaturave ka qenë dy javë, por nuk ka pasur kandidatura të tjera, përveç atyre të mësipërmve.

Thirrja “për pjesëmarrje në konkurrimin për kryetar të Akademisë së Shkencave” ka qenë e hapur, e publikuar edhe në faqen zyrtare të ASH, që pas mbajtjes së mbledhjes së Asamblesë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në datën 3 korrik të këtij viti.

Në lidhje me akuzat e hedhura mbi fushatën dhe mungesën e garës dhe rrotacionin mes mbajtësve të posteve, Tole u shpreh se gjithçka po kryhet sipas statutit. “Nuk bëhet fjalë për rrotacion. Kandidatët në fjalë nuk po emërohen, por do të hyjnë në votimin e Asamblesë të Akademisë së Shkencave”.

KRITERET

Në thirrjet përkatëse, mbështetur mbi ligjin “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë” dhe statutin e këtij institucioni, janë përcaktuar se ç’do të përmbajë dosja e çdo kandidati, procedurat e përzgjedhjes dhe votimit, si dhe detyrat për çdo pozicion, sipas rregullores së brendshme.

Brenda dy javëve, pra nga data 3 korrik deri më 17 korrik, që përkoi edhe një periudhë e nxehtë vere, kandidatët, të cilët duhet të jenë anëtarë të rregullt ose të përhershëm të Akademisë, duhet të paraqisnin pranë protokollit të ASH kërkesën personale për aplikim, CV, listën e punimeve, platformën për drejtimin e Akademisë së Shkencave në katër vitet e ardhshme.

Po ashtu, sekretari i përgjithshëm Tole shton se të dy kandidatët për postet përkatëse i janë nënshtruar filtrit të vërtetimit “të pastërtisë së figurës”, çka është shtuar së fundi në statutin e këtij institucioni, në bashkëpunim me Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (“Formular Aplikimi për informim për zyrtarët përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta” (Sipas nenit 29, pika 1, germa gj, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”). Mbledhja e Asamblesë për votimin e kandidaturave do të zhvillohet më 4 shtator 2017, ora 11:00, në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave.

PROCEDURA E PËRZGJEDHJES DHE VOTIMIT

. Kryetari i Akademisë duhet të jetë anëtar i rregullt ose i përhershëm i Akademisë.

2. Zgjedhja e tij bëhet nga Asambleja drejtpërdrejt dhe me votim të fshehtë, pa debat.

3. Quhet i zgjedhur akademiku që fiton shumicën e cilë- suar absolute (50%+1) të votave të të gjithë anëtarëve të Asamblesë.

4. Në rast se asnjë kandidat nuk fiton shumicën e cilësuar absolute të votave të anëtarëve të Asamblesë, votimi përsëritet, duke qenë kandidatë dy akademikët që kanë marrë më shumë vota.

5. Në rast se edhe në votimin e dytë asnjë nga kandidatët nuk arrin të fitojë shumicën absolute të votave, zbatohet parimi i shumicës së thjeshtë (jo më pak se 50%+1) të anëtarëve të pranishëm të Asamblesë.

6. Mandati në detyrë është 4-vjeçar dhe fillon ditën e zgjedhjes nga Asambleja. Nuk mund të kandidosh dy herë rresht për këtë pozicion.

7. Kryetari i zgjedhur i Akademisë emërohet me dekret të Presidentit të Republikës

panorama/ ma.me

Next Post
FOTOT/ Fëmijët në luftë, 7 fotografitë që tronditën botën

FOTOT/ Fëmijët në luftë, 7 fotografitë që tronditën botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr i madh në pyjet e Fushë-Krujës, flakët shumë pranë banesave dhe spitalit!

Zjarr i madh në pyjet e Fushë-Krujës, flakët shumë pranë banesave dhe spitalit!

August 8, 2026
Njihet si i besuari i presidentit, Senati zgjedh avokatin e Trump si Prokuror të Përgjithshëm!

Njihet si i besuari i presidentit, Senati zgjedh avokatin e Trump si Prokuror të Përgjithshëm!

August 8, 2026
“Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029-ën!

Monitorimi i trafikut rrugor / Do të aktivizohen kamerat, Rama apel drejtuesve: Respektoni rregullat

August 8, 2026
Plagoset me armë një 33-vjeçar në Korçë, shkak sherri i çastit

EMRI/ Zbardhen detajet e vrasjes në Korçë, viktima ushtarak! Autori e ndoqi me kallash, pas krimit u arratis

August 8, 2026
Pese të vrarë dhe dy të plagosur në më pak se 24 orë (pa përmendur dy qentë)

Të shtëna me armë në Korçë, dyshohet për një viktimë

August 8, 2026
Zjarri në terren të vështirë mes Golemit dhe Progonatit, digjen rreth 3 hektarë

Zjarri në terren të vështirë mes Golemit dhe Progonatit, digjen rreth 3 hektarë

August 8, 2026
Nga kreditë tek taksat, çfarë do të përfshihet në historikun financiar të shqiptarëve?

Nga kreditë tek taksat, çfarë do të përfshihet në historikun financiar të shqiptarëve?

August 8, 2026
Shqipëria, në krye të listës së destinacioneve të lira! “The Week”: Bëni pushimet e ëndrrave, me pak shpenzime

Shqipëria, në krye të listës së destinacioneve të lira! “The Week”: Bëni pushimet e ëndrrave, me pak shpenzime

August 8, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Papunësia zbret në 8.4%, Shqipëria me inflacionin më të ulët në rajon, të ardhurat për frymë 12,200 euro në 2026

August 8, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Rregullorja Bani, defibrilatori që nuk i ritmon dot gjyqet e (pa)hapura

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com