• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në 30 qershor/ Berisha: Do ketë përplasje civile. Borchardt i lidhur kokë e këmbë me Ramën

by Java News
23/05/2019 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha nuk ndalet në deklaratat e tij kërcënuese duke paralajmëruar përsëri se më 30 qershor, gjendja do tē jetë si në vitin 1997.

Ish kryeministri, i ftuar në Opinion ka folur për skenare dhune duke bërë thirrje për përplasje civile.

“Dy duart për një kokë janë, do të ketë përplasje civile”, shprehet Berisha.

Ndērkohë i pyetur nëse do të ketë djegie të qendrave të votimit, Berisha nuk e përjashtoi duke siguruar se skenari do përgatitet një javë para zgjedhjeve.

Berisha thotë se qëndrimet e tij janë të njëanshme, duke shtuar se Borchardt është i lidhur kokë e këmbë me Edi Ramën.

Berisha zbulon edhe një kërkesë për sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate.

“Tani ambasadori Borchardt ka ardhur në Shqipëri pas një letre që opozita i ka bërë sekretarit të përgjithshëm të OSBE që ka kundërshtuar emërimin e tij. Duke e konsideruar ambasadorin si një njeri të lidhur këmbë e kokë me Ramën, për këtë arsye e kemi bërë letrën. Mendoj se ambasadori i cili erdhi i takonte të dëshmonte paanësi, të dëshmonte paanësi në qëndrimet e tij në mënyrë që të fitonte dhe besimin e opozitës. Por po u jap një shembull, që një periudhë para një muaji ndodhi që në tre javë 7 gazetarë u agresuan. Njeriu i parë që duhet të reagonte është ambasadori Borchardt. Të mbronte gazetarët, OSBE ka një komisar të veçantë për mediat. Nuk shqipëroi një fjalë, më ka bërë përshtypje. U bë e neveritshme ajo. Tani e bëri ky për miqësinë që ka ndaj Ramës, por kjo nuk i bëri mirë për demokracinë. Ka një problem madhor, u bë një akt deklaratë dhe pas 10 minutash u hoq ajo dhe doli tjetër. Opozita ka të drejtë të dyshojë, ishte deklaratë e kryeministrit ajo”, theksoi Berisha në “Opinion”.

Ai shtoi se protesta tek shtëpia e ambasadorit nuk duhet të ishte bërë. E drejtë që të protestohet tek shtëpia e tij jo, tek zyra e tij po. Ne e kemi atë kodin për të huajt nuk duhet shkuar tek shtëpia e tij, edhe sikur të mos ishte ambasador. Por një shpjegim për deklarata duhet ta bënte. Kur dëgjova se i është kërcënuar jeta iu them të drejtën mendova se ishte dërguar mesazh. Por karta nuk janë kërcënim për jetën”, theksoi më tej ish kryeministri.

g.kosovari

Next Post
Grida thotë se Rama është i dëshpëruar, pasi një kryeministër nuk dërgon letra

Grida thotë se Rama është i dëshpëruar, pasi një kryeministër nuk dërgon letra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Hashim Thaçin bashkë me Hill të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
“Kisha dëgjuar që nuk ishte mirë…”/Takimi i veçantë mes Mira Konçit dhe Parashqevi Simakut

“Kisha dëgjuar që nuk ishte mirë…”/Takimi i veçantë mes Mira Konçit dhe Parashqevi Simakut

September 21, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Deklarata e fortë e Blushit: Thaçi u bë kurban, Kosova shpëton vetëm duke u bashkuar me Shqipërinë

September 21, 2026
“Me burg të dënohen ata që bëjnë vrasje”, Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhej të ishte arrestuar!

“Me burg të dënohen ata që bëjnë vrasje”, Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhej të ishte arrestuar!

September 21, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Një javë “rock”… Nga lajmet e mira te zhgënjimet, ja çfarë sjell Hëna e Plotë sipas Meri Shehut

September 21, 2026
“Trondit” ish-ambasadori Bosch: Thaçin e detyruam, Evropa kënaqi Serbinë. Tani është vonë…

“Trondit” ish-ambasadori Bosch: Thaçin e detyruam, Evropa kënaqi Serbinë. Tani është vonë…

September 21, 2026
Balla: Nesër bashkë me delegacionin e BE vizitojmë Zvërnecin, eurodeputetët do të informohen mbi detajet e investimit atje

Balla: Nesër bashkë me delegacionin e BE vizitojmë Zvërnecin, eurodeputetët do të informohen mbi detajet e investimit atje

September 21, 2026
Protesta në ditën e 114-të, hidhen edhe thirrje për grumbullim para Kuvendit të enjten: Të anulohet Paketa e Maleve!

Protesta në ditën e 114-të, hidhen edhe thirrje për grumbullim para Kuvendit të enjten: Të anulohet Paketa e Maleve!

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com