• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet/ Mimi Kodheli: Dibra nuk bëhet duke votuar dallkaukët

by Aalison Pearse Stevens
06/09/2016 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” Muharem Rama vijoi bashkëbisedimin me banorët në Pollozhan dhe Sohodoll. Në këto takime elektorale ai shoqërohej nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe kordinatori i Partisë Socialiste për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri.

Përpara qytetarëve të Pollozhanit, kandidati Rama prezantoi programin elektoral ndërsa kërkoi votën e tyre në 11 Shtator.

“Përveç rrugës, për Pollozhanin kemi edhe projekte të tjera. Ju e keni parë edhe Peshkopinë që është bërë një kantier i madh ndërtimi. Kemi projekte në sistemimin e rrjetit të kanalizimeve, ujit të pijshëm, projekte për ndërtimin e rrugës së varrezave, kemi program për subvencionet në bujqësi e blegtori”, u shpreh kandidati Rama.

Ndërkaq, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli insistoi se dibranët nuk duhet të gabojnë me zgjedhjen e tyre në votimet e kësaj fundjave.

“Shqipëria, e aq më pak Dibra nuk bëhet duke votuar dallkaukët. Nuk bëhet me fjalë, bëhet me njerëzit që vijnë nga këtu. Bëhet me njerëz që e kanë demonstruar që janë në shërbim dhe dinë të jenë në shërbimin tuaj. Ju konsiderojnë, thonë ah ata të djathtët i kemi në xhep. Gabohen ata që mendojnë kështu! Ju jeni qytetarë që me kokën lart, në datën 11 Shtator të shkoni dhe të votoni duke patur respekt për votën, aq sa keni respekt dhe dashuri për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Të votoni një doktor, që është, ka qenë dhe do të jetë në shërbimin tuaj çdo ditë të punës së vet, çdo moment”, theksoi Kodheli.

Duke komentuar zhvillimet e ditëve të fundit, kordinatori socialist për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri konstatoi se kampin opozitar e ka përfshirë paniku i humbjes.

“Palën tjetër e ka përfshirë paniku. Ata po e ndjejnë që kandidatura e doktor Muharemit ka gjetur një mbështetje përtej ndasive politike. Në këto zgjedhje nuk është thjesht kush është e majta dhe kush është e djathta. Në këto zgjedhje është kush është njeriu pasi njeriu e bën diferencën në jetë, nuk e bëjnë as sloganet e partive. Ne ju kemi sjellë njeriun, ata ju kanë sjellë një slogan politik që i vjen dhe Lul Basha nga pas. Ata me slogan politik, ne me njeriun që e kemi gjetur këtu mes jush”, insistoi Gjiknuri.

ma.me

Next Post
Kristjana Saxobeta nuk përmbahet më, publikon foto nudo dhe puthje me femra

Kristjana Saxobeta nuk përmbahet më, publikon foto nudo dhe puthje me femra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Kriza’ në Aeroportin e Vlorës, qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

‘Kriza’ në Aeroportin e Vlorës, qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

August 4, 2026
Paradoksi: Nafta u importua 136 dollarë/ton më lirë, por në pompa mbetet 214 lekë/litër

Paradoksi: Nafta u importua 136 dollarë/ton më lirë, por në pompa mbetet 214 lekë/litër

August 4, 2026
U shpall non-grata nga Shqipëria, reagon Halimi. Kam marrë pjesë në dy luftërat e UÇK. Isha në Shkodër dhe…

U shpall non-grata nga Shqipëria, reagon Halimi. Kam marrë pjesë në dy luftërat e UÇK. Isha në Shkodër dhe…

August 4, 2026
Lufta kaplon Rusinë, Ukraina i vë flakën Moskës, viktima në të dyja anët

Lufta kaplon Rusinë, Ukraina i vë flakën Moskës, viktima në të dyja anët

August 4, 2026
Shpërthen kondicioneri, digjet banesa dykatëshe në Fiershegan të Lushnjes

Shpërthen kondicioneri, digjet banesa dykatëshe në Fiershegan të Lushnjes

August 4, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Një reformë pa vetëqeverisje

August 4, 2026
Shpërthime lufte në Francë, zjarret zbulojnë qindra bomba të Luftës së Dytë Botërore

Shpërthime lufte në Francë, zjarret zbulojnë qindra bomba të Luftës së Dytë Botërore

August 4, 2026
Parlamenti italian miraton marrëveshjen strategjike me Shqipërinë me 149 vota pro

Parlamenti italian miraton marrëveshjen strategjike me Shqipërinë me 149 vota pro

August 4, 2026
Rama: Nëntë njësi të reja rajonale të kimioterapisë së shpejti në të gjithë vendin

Rama: Nëntë njësi të reja rajonale të kimioterapisë së shpejti në të gjithë vendin

August 4, 2026
Kina synon ta rrisë në 50 % prodhimin e energjisë elektrike nga burime jofosile deri më 2030

Kina synon ta rrisë në 50 % prodhimin e energjisë elektrike nga burime jofosile deri më 2030

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com