• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet lokale, votuesit mbi 100 vjeç me listë të veçantë

by Lorenc Vangjeli
08/12/2018 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afrimi i datës së zgjedhjeve lokale në vendin tonë, që është dekretuar më 30 qershor, sipas ligjit ka detyruar Ministrinë e Punëve të Brendshme të publikojë listën paraprake të votuesve sipas njësisë administrative që jetojnë. Dhe gjatë kësaj jave Ministria e Brendshme ka publikuar listat paraprake zgjedhore

Ligji për “Gjendjen Civile”, parashikon që në listat paraprake të publikohet dhe një listë e veçantë për të moshuarit mbi 100 vjeç dhe të moshuarit që bëjnë pjesë në këtë listë duhet të paraqiten te njësia përkatëse dhe të deklarojnë se janë të aftë të votojnë. Nga Ministria e Brendshme është mësuar se janë 1 500 të moshuar që ende rezultojnë në jetë të moshës mbi 100 vjeç. Këto rekorde do të bllokohen nëse gjatë procesit të verifikimit të listave këto të moshuar apo familjarët e tyre nuk do bëjnë deklarimin se këto janë në jetë.

Ndryshimi i fundit në ligjin për “Gjendjen Civile” është bërë në mesin e tetorit nga Kuvendi i Shqipërisë. Dhe këto ndryshime i lehtësojnë qytetarëve procedurat te zyrat e shërbimit të gjendjes civile.

Një nga ndryshimet, prek edhe të moshuarit mbi 100 vjeç. Objektivi ndryshimeve është pastrimi i regjistrave nga personat që kanë ndërruar jetë, por për të cilët nuk është bërë njoftim nga familjarët. Në radhë të parë këto ndryshime parashikojnë mundësinë që të jetë një rreth më i zgjeruar familjarë që kanë të drejtë të njoftojnë ndarjen nga jeta të familjarit të tyre.

Gjithashtu institucionet do bashkëveprojnë mes tyre për të dhënë informacion mbi ndarjen nga jeta të një personi. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Brendshme janë të ngarkuar për këtë. Po ashtu është hequr edhe gjoba, pra nëse më parë kalonte afati tre muaj për regjistrimin e një personi që ka ndërruar jetë, tashmë nuk ka më gjobë dhe kjo është një mundësi e mirë që ata që se kanë bërë ende lajmërimin ta bëjnë këtë.

Po ashtu, duhet thënë se ata që e kanë bërë për të abuzuar përmes kësaj procedure duke përfituar pension kanë konsumuar element të veprës penale, që përkthehet në përballje me ligjin në dyert e institucioneve të drejtësisë. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se në vendin tone deri në fund të tetorit janë bllokuar në sistem 8 000 rekorde të mbi 100-vjeçarëve. Sipas pr/ligjit, këta nuk marrin shërbime.

/a.r

Next Post
Katër çajrat që duhet t’i pini kur kërkoni të humbni peshë

Katër çajrat që duhet t'i pini kur kërkoni të humbni peshë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com