• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet lokale, Patozi: Ne i adresohemi atyre që janë përballë Ramës dhe s’janë në linjën e Berishës e Metës

by A R
07/04/2023 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësues i “Bindjes Demokratike” Astrit Patozi në një lidhje Skype për Klan News ka folur për situatën parazgjedhore dhe atë që pritet të ndodhë pas 14 Majit.

Sa i takon mosnxjerrjes së kandidatëve për kryetar bashkie nga ana e “Bindjes”, Patozi tha se qëllimi kryesor është që opozita të dalë mundësisht me nga një kandidat për secilën bashki, duke shtuar se për këtë forcë politike e rëndësishme është që opozita të mos ketë votën e ndarë.

“Nuk mund ta konsiderojmë tërheqje, ishte një kalkulim politik që të mos dëmtonim votën e opozitës sepse kemi kërkuar që në krye të herës që në ditën e shpalljes së koalicionit që opozita duhet të përfaqësohet mundësisht me një kandidat të vetëm. Ne sigurisht nuk kishim asnjë mëdyshje për të mos qenë faktor i ndarjes së mëtejshme të votës së opozitës. Në një farë mënyrë kjo ndodhi për sa kohë në vetëm 15 bashki të vendit ka dy kandidatura opozitare dhe në pjesën tjetër sigurisht ka vetëm një. Në këto kushte menduam se do të ishte e tepërt që të kandidonim dhe menduam vetëm përfaqësimin në këshillat bashkiake.”

Sa i takon koalicionit të shpallur në Shkurt të 2023-it, mes LZHK-së dhe “Bindjes Demokratike”, Patozi u shpreh se fokusi kryesor qëndron në kandidaturat për këshillat bashkiakë.

Ai theksoi se “Bindja” i adresohet të gjithë qytetarëve që janë përballë qeverisë aktuale dhe nga ana tjetër nuk mbështesin politikisht Sali Berishën dhe Ilir Metën.

“Kjo është fare e thjeshtë, ne do përqendrohemi te përfaqësimi i koalicionit në këshillat bashkiake. Për votën mazhoritare aty ku ka dy vota do ua lëmë votuesve tanë se kë kanë më pranë bindjeve politike. Do të rrisim përfaqësimin opozitar në Shqipëri, i adresohemi kryesisht shqiptarëve që refuzojnë në mënyrë kategorike qeverinë e Edi Ramës, por nga ana tjetër nuk shoh ndonjë perspektivë politike te foltorja e Berishës dhe Ilir Meta që tashmë janë në një koalicion.

Kjo është fasha që ne i drejtohemi dhe kemi bindjen që janë shumë shqiptarë që nga njëra anë janë përballë qeverisë dhe nga ana tjetër nuk janë në linjën politike që sipas nesh nuk është e duhura e foltores bashkë me partinë e Ilir Metës. Parlamentet e bashkive tona janë po kaq të rëndësishëm sepse politika shqiptare ka nevojë për ngjyra të reja dhe jemi aty për gjithë ato shqiptarë që nuk besojnë se ka vetëm dy parti politike.”

/a.r

Next Post
Prezantohet “Portali i Fermerit”, Rama: Transparencë e plotë e çmimeve, shmang truket dhe abuzimet

Prezantohet "Portali i Fermerit", Rama: Transparencë e plotë e çmimeve, shmang truket dhe abuzimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com