• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet lokale nuk janë të Berishës, të Metës dhe as të kujtdo tjetër

by Ben Andoni
09/10/2022 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në pak muajt e mbetur deri në zgjedhjet lokale të vitit 2023 një gjë të bën përshtypje, që skenën politike të vendit, atje nga për fatin jo aq të mirë do të dalin dhe kryemenaxherët e pushtetit lokal e kanë marrë Berisha dhe Meta. I pari ende i paqartë për të ardhmen e dokumentimit të ndryshimeve statuore të partisë së tij, kurse i dyti me përpjekje të mëdha për të njohur projektin e tij politik, materializuar me Partinë e Lirisë. Kjo e fundit e krijuar mbi bazën e LSI-së, por e modifikuar si asnjë parti në vendin tonë, i duhet të tregojë se çfarë njerëzish do t’i përballë në drejtim publikut shqiptar.

Ndërkohë, veç problemit të Reformës Territoriale, nga e cila pritet një ide sesi do të orientohet Shqipëria në të ardhmen e  vet dhe ku vetë PD-ja e Berishës dhe Alibeajt nuk e gjejnë gjuhën, i shtohet Reforma Elektorale dhe mbi të gjitha emrat që do përfaqësohen. Kryeministri Rama ka lënë makinerinë e rëndë të formacionit të tij, PS, që në fakt i kanë nisur përgatitjet që me fundin e zgjedhjeve të shkuara. Në mbledhjet e fundit të PS-së janë rishpërndarë dhe riemëruar drejtues të rinj në qarqe, janë adresuar probleme, nuk është kërkuar falje fare për njerëzit që i hoqi dekriminalizimi, por sërish mbetet ai.

Me pak fjalë, zgjedhjet në Shqipëria dhe këto të pushtetit lokal, nuk kanë emra por vetëm kryetarë. Berisha që pret akrobacitë e Metës dhe mënyrën sesi do të veprohet me koalicionin ndaj po manovron me primaret për të fituar kohë, ku më shumë se procesi (që ka rëndësinë e vet), njerëzit presin propozimet e njerëzve që do t’i përfaqësojnë. Premtimi i Metës se nuk do të konkurrojë Berishën, nga ana tjetër, e lodh pak opozitën që në fakt është e identifikuar vetëm me ata të dy, pasi me Alibeajn zyrtarisht kreun e PD-së duket se rrugët janë të ndara. E megjithatë, sesi do të jetë koalicioni brenda PD-së, që duket natyral, por që mund të arrihet me shumë sakrifica për PD-në e grupit të Rithemelimit, e qoftë edhe me atë të Partisë së Lirisë, ka ende kohë. Por, një gjë të bën përshtypje, Berisha, Meta, aleatët nuk po llogariten, futur këtu edhe kryeministrin nuk kanë parasysh se popullsia është e grumbulluar në pak vende. Dhe, problemi nuk lidhet vetëm me listat zgjedhore por edhe me shpërpjesëtimin e madh të peshës së votave për përfaqësuesit e popullit në rajonet e veçanta zgjedhore në vend. Tirana, Durrësi, Fieri kanë nevojë, sidomos në zgjedhjet e përgjithshme, të ketë shumë më tepër mandate, pasi edhe popullata shqiptare është e mbledhur dhe vijon të shpërngulet aty. Ndërkaq brezi i ri që po lind në këto qytete ka një mentalitet dhe një ide krejt ndryshe zhvillimi nga ai që ndodh në vende të ndryshme të vendit, ku popullata është larguar masivisht. E gjithë kjo hartë elektorale e momentit, me vonesat e vazhdueshme të politikës, me marrjen e vëmendjes vetëm te kryetarët e partive, kjo nuk e pasqyron më problemin me pushtetin lokal jashtë vendbanimeve kryesore. Pasojat: Shërbimet e munguara, burokracia e fryrë, mungesa e investimeve etj. Veçse zgjedhjet po vinë dhe ne flasim ende për politikën dhe orekset e Berishës, Metës e Ramës. (Javanews)

 

Next Post
Rama zbulon vendin mik që i dha Shqipërisë vaksinat e para: Unë dhe Di Maio bëmë një operacion trafikimi…

Rama zbulon vendin mik që i dha Shqipërisë vaksinat e para: Unë dhe Di Maio bëmë një operacion trafikimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katari i paraqet Iranit një draft-marrëveshje për përfundimin e luftës me SHBA-në dhe Izraelin

Katari i paraqet Iranit një draft-marrëveshje për përfundimin e luftës me SHBA-në dhe Izraelin

October 28, 2026
Përplasen dy trena të shpejtësisë së lartë në Spanjë, detajet e para

Përplasen dy trena të shpejtësisë së lartë në Spanjë, detajet e para

October 28, 2026
Një program i mbushur me nacionalizëm: Gazeta gjermane kritikon ashpër fituesit e zgjedhjeve në Serbi

Një program i mbushur me nacionalizëm: Gazeta gjermane kritikon ashpër fituesit e zgjedhjeve në Serbi

October 28, 2026
Eisenkot, apel Netanjahut: Mos guxo të hapësh luftë si kryeministër i përkohshëm

Eisenkot, apel Netanjahut: Mos guxo të hapësh luftë si kryeministër i përkohshëm

October 28, 2026
Vrasja e pronarit të lokalit në Sarandë, kapen në Greqi i dyshuari i krimit dhe ‘sebepi i sherrit’

Vrasja e pronarit të lokalit në Sarandë, kapen në Greqi i dyshuari i krimit dhe ‘sebepi i sherrit’

October 28, 2026
Zelensky njofton përparime të reja ushtarake: Përdorëm tubacionet e gazit për të goditur forcat ruse

Zelensky njofton përparime të reja ushtarake: Përdorëm tubacionet e gazit për të goditur forcat ruse

October 28, 2026
Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte vrasja e parë ushtarake në 65 vjet

Votuesit hispanikë kthehen kundër Trumpit: Na zhgënjeu, ishte gabim që e votuam

October 28, 2026
Macron dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjedhjen e kreut të OKB-së

Macron dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjedhjen e kreut të OKB-së

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48

Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48

October 28, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

Zgjedhjet 2027, Celibashi: Inteligjenca Artificale mund të numërojë fletët e votimit në Tiranë

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In