• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe të gjitha mesazhet që vinë nga Gjermania

by A R
14/04/2019 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania i jep fonde Shqipërisë për procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz shprehet se zgjedhjet e lira e të barabarta janë baza e ҫdo demokracie të shëndetshme.

Në  nëntor 2018, pas konsultimeve me partitë kryesore, Presidenti i Republikës, Ilir Meta nxorri dekretin presidencial për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, më 30 qershor.

Afrimi i kësaj date po ndodh në kohën kur situata politike në Shqipëri ka ndryshuar shumë nga nëntori i kaluar. Opozita është në sheshe dhe rrugë në protesta anti qeveritare.

Në protestën e mbrëmshme, (13.04.2019), të karakterizuar nga akte dhune dhe përleshje mes protestuesvedhe policisë, opozita vijoi qëndrimin e saj radikal. Lideri i PD, Basha tha në fjalën përmbyllëse të protestës, në orën 22.00 se “largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për qeveri tranzitore, që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”

Por përtej deklaratave të tilla opozita ka ndërmarrë veprime që lenë të kuptohet, se edhe mund t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Opozita nuk dërgoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ) emrat e komisionerëve të saj zonalë.

Por përvoja e zgjedhjeve të mëparshme në situata ngërҫesh dhe mosmarrëveshjesh mes palëve, ka treguar se komisionerët lokalë janë vendosur edhe në minutën e fundit.

A do të ketë minutë të fundit kësaj here për komisionerët zonalë të opozitës? Pikëpyetja ngrihet pas aplikimeve të qytetarëve për të zënë vendet vakante të opozitës për komisionerë zonale, pas thirrjes publike të KQZ.

Gjermania mbështet trajnimin e vëzhguesve zgjedhorë

Analistë të pavarur të Tiranës e kanë cilësuar “vetëvrasje politike”mospjesëmarjen e opozitës në zgjedhjet  lokale të 30 qershorit. Për më tepër kur në Parlament po vijon marrja e mandatit të deputetit nga kandidatët për deputetë në listat e Partisë Demokratike, (PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim,(LSI) që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare 2017. Kur të arrihet numri që parashikon ligji, deputetët opozitarë të sapohyrë në jetën parlamentare do të krijojnë grupet parlamentare opozitare për një jetë parlamentare sa më pranë normalitetit.

Skenari i deritanishëm i bojkotit  të zgjedhjeve nga dy partitë opozitare, PD dhe LSI është kundërshtuar nga SHBA dhe BE.

Pas thirrjes së Zv. Ndihmës Sekretar të Shtetit, Matthew Palmer drejtuar partive të opozitës për t’u riangazhuar në procesin politik, „sa më parë, përmes pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale” është Gjermania, vendi më me peshë në BE, që adreson mesazhin e saj politik lidhur me zgjedhjet lokale.

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, të premten, (12.04.2019) , gjatë nënshkrimit të kontratës me Komitetin Shqiptar të Helsinkit për bashkëpunim në procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale tha: „U bëj thirrje të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale”.

Ambasadorja Schütz theksoi se “zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të fshehta janë baza e ҫdo demokracie të shëndetshme. Është me rëndësi thelbësore që zgjedhëset/ zgjedhësit të mund të kenë besim në një zhvillim të rregullt të procesit zgjedhor.”

Gjermania do të mbështesë financiarisht Shqipërinë në këtë proces proce vëzhgues përmes Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Ambasadorja Schütz thekoi se mbështetja ndaj Komitetit Shqiptar të Helsinkit ka të bëjë me „me trajnimin e vëzhguesve dhe vëzhgimin real në qendrat e votimit, kontributin për zhvillimin e procesit zgjedhor sipas standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare”.

(DW)

Next Post
A ka fund kjo rrugë pa marrëveshje? Ja çfarë thotë Edi Paloka

Premtimi i Palokës: Nëse bëhen zgjedhjt, largohem nga politika!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In