• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet lokale në Gjermani, ekstremi i djathtë kryeson bindshëm në sondazhe! AfD në avantazh, CDU 20 pikë pas

by A. Q
27/08/2026 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një javë para zgjedhjeve për parlamentin e landit Saksoni-Anhalt, partia gjermane e ekstremit të djathtë AFD-ja është shkëputur ndjeshëm nga rivalët. Sondazhi i fundit i ARD-së e nxjerr AFD-në me 42 për qind të votave, 20 pikë përpara CDU-së.

Kristiandemokratët sipas sondazhit pritet të marrin 22 për qind të votave , duke regjistruar një tjetër rënie në mbështetje. Për CDU-në, ky do të ishte rezultati më i dobët i saj në këtë land. Në kampin e AfD-së, ndërkohë, rezultati shihet si një mundësi reale për një fitore historike.

Me 42 për qind, partia do të dyfishonte rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021 dhe do të arrinte nivelin më të lartë të saj në një zgjedhjet rajonale në Gjermani. Pas dy forcave kryesore, sipas sondazhit, në renditje vjen e Majta me 11 për qind, ndërsa SPD-ja dhe të Gjelbrit mbeten në 8 dhe 6 për qind.

Shifrat tregojnë se gara për vendin e parë është qartësisht në favor të AfD-së, por pyetja kryesore është se çfarë qeverie mund të krijohet pas zgjedhjeve. AfD-ja nuk pritet të ketë shumicën e vetme, ndaj partitë e tjera do të përballen me një provë të vështirë për formimin e koalicionit.

Zgjedhjet zhvillohen më 6 shtator dhe rezultati mund të ketë jehonë përtej këtij landi. Saksoni-Anhalti shihet si një tjetër test për partitë tradicionale gjermane, ndërsa AfD-ja kërkon të kthejë rritjen e saj në sondazhe në një fitore konkrete.

Megjithatë, ekspertët kujtojnë se sondazhet pasqyrojnë vetëm opinionin në momentin e anketimit dhe gara mbetet e hapur deri në ditën e votimit.

Next Post
Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, AMP nis hetimet për Policinë e Tiranës!

Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, AMP nis hetimet për Policinë e Tiranës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com