• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet lokale/ Andoni: Opozita nuk ka një pozicion aq të mirë, pjesa gri indiferente

by Java News
09/05/2023 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Ben Andoni duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi zgjedhjet e 14 majit tha se nuk pret që pjesëmarrja t’i kalojë 50 për qind. Sipas Andonit me këtë retorikë fushate pjesa gri do jetë shumë indiferente dhe e shtuar në numër, e pamobilizuar nga palët.

I pyetur se si e sheh pjesëmarrjen e votuesve në 14 maj, Andoni tha:

Do jetë ogur i mirë nëse shqiptarët do votojnë mbi 50 për qind. Kjo do ndodhte nëse opozita do arrinte të krijonte frymë. Më vjen keq të them që me sondazhet që bëhen duket që mazhoranca po ruan avantazhin. Besoj që publiku i lodhur nga një retorikë politike, por jo retorikë e pushtetit vendor, këto zgjedhje duhet t’ua kthenin qytetarëve, jo politikës, atëherë do besoja që do kishte pjesëmarrje. Por me këtë lloj retorike që është përdorur, ju e shikoni që Berisha dhe Rama harxhojnë kohën me Erdoganin, megjithëse në mendimin tim një mesazh për Erdoganit i takon nga gjithë politika shqiptare, sepse s’mund të mohohet që Turqia na është gjendur në momente të vështira. Nuk pres pjesëmarrje më shumë se 50 për qind të shqiptarëve. Me këtë fushatë këtë vit, mendoj që pjesa gri do jetë shumë indiferente, shtuar me masivitetin e publikut që është jashtë vendit dhe Kodi Zgjedhor s’e mundëson votimin e diasporës. Besoj që pjesa gri është shtuar sepse është pjesa më racionale e popullsisë që gjykon mbi faktin, jo mbi emocione. Berisha, Rama, Meta, Alibeaj, nuk besoj se kanë mundur të mobilizojnë këtë pjesë racionale. Besoj që ajo pjesë nuk gjendet e motivuar”.

Analisti thotë se opozita nuk ka një pozicion aq të mirë në këto zgjedhje dhe mund të marrë ndonjë bashki në Veri apo në periferi, jashtë vëmendjes. Ai vë në dukje se pritet një luftë në Shkodër, që do të jetë pika më interesante e zgjedhjeve.

I pyetur a është rritur opozita në mbështetje? Andoni shprehet:

Në disa vende po, sidomos në vende skajore ku duket që pushteti qendror s’ka arritur të lëvroje projekte të mëdha, megjithëse Rilindja Urbane, në dukje ka një qasje që e bën publikun pak të ndryshojë. Superioriteti i opozitës vazhdon të jetë në Veri të vendit, kjo për shkak edhe të skandaleve jo të pakta të socialistëve në Veri. Lufta më e madhe në zgjedhje do jetë në Shkodër, që më duket se do jetë pika më interesante në këto zgjedhje dhe pika e dytë besoj Durrësi për opozitën. M’u duk se z.Cara ka pasur një avantazh të mirë në momentet e para, kur ishte më i arsyeshëm dhe racional, por kur filloi me premtime kam përshtypjen se po i lë një lloj avantazhi kryebashkiakes që po rikandidon. Përveç zonave që janë në periferi, jashtë vëmendjes dhe disa bashkive në Veri, opozita s’ka një pozicion aq të mirë sa thuhet. Këto zgjedhje do na mësojmë që të vendosim një lloj site te shumësia e këtyre sondazheve. Tirana është e mbathur me probleme pa fund, por më duket se z.Këlliçi duhet të ishte më taktik për prezantimin e problematikave. Do duhej një logjikë e ftohtë. Nuk ka ndonjë arsyetim si do rregullohet shpërndarja e ujit në Tiranë. Ka goxha konfuzitet me pjesën e transportin urban. Një problem jashtëzakonisht i madh është ai i mjedisit, që duhet të zërë retorikën kryesore politike në vend, për shkak të ngrohjes globale. Mjafton të shkosh sipër në Dajt dhe e kupton gjendjen e Tiranës. Për këto nuk duket se ka zgjidhje, as kryebashkiaku aktual, që s’është transparent me pjesën e mjedisit, as kandidati tjetër i opozitës”.

I pyetur a mund të tolerojë mazhoranca disa bashki?, Andoni thotë:

Jo. Mazhoranca e ka kuptuar shumë mirë se çfarë do që të ndodhi të dy ata do të jenë në pushtet. Nuk ka ndonjë klauzolë që kryetari që humbet zgjedhjet duhet të largohet. Berisha e ka të vagullt retorikën kur pyetet për humbjen. Ramës i intereson kjo gjendje, kjo përçarje, s’besoj t’i tolerojë”.

Ai e konsideroi si të palejueshme retorikën e Ramës ndaj kandidatëve të opozitës, duke shtuar se ajo do t’i kthehet në bumerang në të ardhmen.

Kjo tregon nivelin politik në vendit tonë, ku zgjedhjet dhe kundërshtari konsiderohet si armik. Retorika e z.Rama është e palejueshme krejtësisht. Në partinë e vet, ngritja e kultit të Ramës ka bërë që atij t’i lejohet gjithçka. Kjo në të ardhmen do t’i kthehet në bumerang vet z.Rama. Retorika ndaj kandidatit të opozitës në Himarë është fare e papranueshme. Kjo tregon pjesën e munguar të demokracisë në PS. Më vjen keq që Rama më shumë mendon për kultin e vet, fitoren që ta ketë për CV-në e vet, sesa për publikun shqiptar”.

/s.f

Next Post
Nëna punëson vrasës me pagesë për të ekzekutuar fëmijët e saj: Shkak bëhet trashëgimia

Nëna punëson vrasës me pagesë për të ekzekutuar fëmijët e saj: Shkak bëhet trashëgimia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In