• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet/ Ja si e komentojnë mediat e huaja 30 qershorin

by Java News
01/07/2019 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I kishin vlerësuar si zgjedhjet më të pazakonta dhe të tensionuara në Shqipëri, por një ditë pas votimit mediat ndërkombëtare e vënë theksin tek mungesa e dhunës.

BBC, rrjeti informative britanik shkruan se ”Shqiptarët kanë votuar si asnjë herë tjetër, pasi opozita i  bojkotoi ato, ndërkohë që incidente të vogla ndodhën në disa qendra votimi”

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA shkruante dje se “zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në qetësi të plotë, pavarësisht thirrjes për bojkot nga ana e opozitës së qendrës së djathtë të drejtuar nga Lulzim Basha, i cili nuk merr pjesë pasi ka akuzuar mazhorancën socialiste për parregullsi të rënda gjatë zgjedhjeve të kaluara”.

Agjencia e njohur italiane e lajmeve, agenzinova.it. shkruan se ”Zgjedhjet lokale në Shqipëri u zhvilluan në qetësi të plotë dhe pa incidente serioze”.

”Shqipëria mënjanoi një konflikt të mundshëm të brendshëm që nga momenti kur lideri i opozitës së djathtë, Lulzim Basha, kërcënoi për bojkotimin e procesit zgjedhor dhe për moszhvillimin e tyre, por që përfundoi duke u kërkuar qytetarëve që të mos merrnin pjesë në zgjedhje”, thekson kjo agjenci.

Gazeta britanike ”Daily Mail” shkruan se ”Zgjedhjet për kryetarët e bashkive shqiptare, të bojkotuara nga partitë e opozitës u zhvilluan paqësisht… Përfaqësitë europiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje partive shqiptare, që të shmangin dhunën gjatë zgjedhjeve”.

Reuters shkruan se zgjedhjet lokale të bojkotuara nga opozita zhvillohen paqësisht dhe se votimi shkoi pa probleme, pasi vendet perëndimore paralajmëruan kundër akteve të dhunës.

Megjithatë, agjencia prestigjoze e lajmeve vijon duke thënë se pati nga ata që tallën votuesit me këngë dhe slogane nga partia komuniste.

Edhe “Euronews” e vë theksin tek zhvillimi paqësor i zgjedhjeve, pavarësisht bojkotit të opozitës.

“Nuk pati incidente të mëdha”, pohon “Euronews”, duke kujtuar se organizmat ndërkombëtar dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për shmangien e dhunën.

“Shqipëria shmang dhunën në zgjedhjet e kontestuara lokale”, shkruan “Balkan Insight”, e cila vëren se procesi i votimit shkoi më paqësisht nga ç’pritej.

“Fitorja pa rivalë e Ramës”, është titulli i “La Stampës”.

g.kosovari

Next Post
Gjiknuri në përgjime? Rama: Le ta shikojnë tani tërmetin!

FOTOLAJM/ Rama mesazh për shqiptarët një ditë pas 30 qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balluku nga Fieri: Ky është kryeqyteti i PS, ndryshe nga sa thonë vlonjatët! Në maj 2025, shkruam historinë e 12 mandateve

Balluku nga Fieri: Ky është kryeqyteti i PS, ndryshe nga sa thonë vlonjatët! Në maj 2025, shkruam historinë e 12 mandateve

June 9, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Protesta për Zvërnecin, Balla publikon pamjet, tregon numrin e vërtetë të pjesëmarrësve

June 9, 2026
Tensione të reja SHBA-Iran! Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

Tensione të reja SHBA-Iran! Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

June 9, 2026
PS Fier feston sot 35-vjetorin e themelimit, Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë

PS Fier feston sot 35-vjetorin e themelimit, Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë

June 9, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Plantacion me kanabis në Velipojë, Lamallari: Lufta kundër narkotikëve, prioriteti ynë i pandryshueshëm

June 9, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Tre debate të panevojshme për protestën

June 9, 2026
Skënder Hita: Pse krimi i organizuar po bëhet më i sofistikuar dhe më i rrezikshëm?

Skënder Hita: Pse krimi i organizuar po bëhet më i sofistikuar dhe më i rrezikshëm?

June 9, 2026
Armëpushimi në rrezik! Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Armëpushimi në rrezik! Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

June 9, 2026
Zvërneci, Balla i përgjigjet Bernie Sanders: Mos e përdorni Shqipërinë si mish për top, pas kësaj fushate qëndron edhe Irani

Zvërneci, Balla i përgjigjet Bernie Sanders: Mos e përdorni Shqipërinë si mish për top, pas kësaj fushate qëndron edhe Irani

June 9, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Mos-shitja e vendit: kryqëzatë kundër investuesve të huaj?

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In