• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet, flet Celibashi: Procesi i numërimit, antinjerëzor. Çfarë do të ndryshoja për të ardhmen

by A R
11/05/2025 07:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të disa zgjedhjeve në Shqipëri dhe sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, duhen bërë disa ndryshime të rëndësishme, për të modernizuar procesin zgjedhor.

“Ka nevojë për ndryshime rrënjësore në mënyrën e organizimin dhe përgatitjes së zgjedhjeve. Duhet ta modernizojmë, edhe pse kemi futur teknologji, kemi nisur të shpenzojmë më shumë para, por mendoj që jemi mbrapa, jo aq modernë në administrimin e procesit zgjedhor. Komisionet, si ndërtohen sot, duhet të ndryshojë. Nuk jam që partitë politike të përjashtohen 100%, por të mos kenë ato 100% të drejtën për ta realizuar këtë proces”, tha Celibashi në një intervistë për “Skedarin Politik” në A2 CNN.

“Gjithashtu mendoj se procesi i numërimin është thuajse antinjerëzor. Njerëzit qëndrojnë aty të mbyllur për 20 orë për të numëruar votat dhe nuk mund të dalin, qoftë për t’u ushqyer, qoftë për nevojat e tyre personale. Kjo duhet të ndryshojë”.

Bashkëpunimi me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme

Sipas Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, vëmendja e SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme është kudo në këtë proces, edhe për votën e Diasporës. “Duket që protokolli i bashkëpunimit ka prodhuar impakt pozitiv te votuesit, ka krijuar besim të shtuar për integritetin e zgjedhjeve. Ka edhe skepticizëm nga jo pak njerëz, edhe për bashkëpunimin tonë institucional. Bashkëpunimi është mirëpritur edhe nga partitë politike. Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK kanë një fokus të shtuar në lidhje me krimet zgjedhore. Janë të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e rolit të tyre për të siguruar standardin zgjedhor”, tha ai.

A mund të anulohen zgjedhjet?

Sa i përket pretendimeve të opozitës për probleme të shtuara në lidhje me votën e Diasporës në Greqi, Celibashi përsëriti edhe një herë se e vetmja mënyrë për të shprehur çdo ankesë është përmes aplikacionit të KQZ.

“Është e sigurt që ne duam të adresojmë çdo lloj shqetësimi në mënyrë që të shmangim çdo lloj spekulimi të mundshëm pas shpalljes së rezultatit. Edhe pse bëhet fjalë për një numër të limituar problematikash”, tha ai.

I pyetur nëse ka bazë ligjore ka që procesi zgjedhor të shpallet i pavlefshëm në bazë të shqetësimeve të partive politike, ai u përgjigj: “Nuk ka rregullim të posaçëm kodi zgjedhor për votimin nga jashtë, por ka parashikime që, për shkelje të rënda të ligjit, zgjedhjet mund të shpallen të pavlefshme. Dhe nëse do të verifikohet që ka shkelje të rënda të ligjit për votimet nga jashtë, mund të shpallen. Që kjo të ndodhë në gjykimin tim probabiliteti është zero. Ato që ne dimë nuk e vënë assesi në dyshim integritetin e procesit zgjedhor”.

U shanë gjatë fushatës, a duhen gjobitur Rama e Berisha?

Në fushatën zgjedhore që lamë pas, nuk munguan sharjet dhe ofendimet mes dy kundërshtarëve kryesorë në garë, Edi Rama dhe Sali Berisha. Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve atje gjobiti Kryeministrin Albin Kurti për gjuhën jo të hijshme të përdorur në fushatën e fundit, a duhet të bëhet edhe në Shqipëri një gjë e tillë?

Celibashi thotë se KQZ në vendin tonë nuk ka tagrin ligjor për ta bërë një gjë të tillë dhe ai vetë nuk është i sigurt që duhet ta ketë apo jo. “KQZ mund të vendoset në konflikt interesi, sepse nga një anë është arbitri për të garantuar rregullat për fushatën zgjedhore dhe nëse hyn edhe te përmbajtja e fushatës, mundet të duket sikur mban anë. Por Kosova e ka, me sa duket është me dobi dhe KQZ ka ndërhyrë dhe ka vendosur sanksione”, tha ai.

Next Post
Probleme në qendrën e votimit në Lushnjë, komisioneri i PD nuk ulet në tavolinë: S’po respektohet renditja

Probleme në qendrën e votimit në Lushnjë, komisioneri i PD nuk ulet në tavolinë: S'po respektohet renditja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In