• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet, Erion Braçe: Nuk do pyes më për rregulla, dua të jem në Kuvend

by B K
18/03/2025 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Dua të jem në Kuvend për të vijuar fort betejën për të moshuarit dhe të ardhurat e tyre”, kështu shprehet deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, deputeti socialist ka theksuar se fokusi i tij do të jetë rritja e pensioneve dhe përmirësimi i të ardhurave për pensionistët, një çështje që ai e konsideron si një betejë të nderit dhe dinjitetit.

Ai sqaron se gjithmonë e ka bërë betejën për moshën e tretë, madje që nga viti 2016 me ministrat e Financave (mes tyre Arben Ahmetaj), për të cilët tha se kishin frikë nga shifrat dhe në fund linin pjesën më të madhe të buxhetit pa përdorur, duke dëmtuar pensionistët me bonusin.

“Ju thashë qe do jem ne beteje! Betejat duan kohe ndaj duhet zgjuar herët! Betejat duan thelb, përmbajtje! Dua te jem ne kuvend për te vijuar fort betejën për te moshuarit, te ardhurat e tyre, pensionet e tyre; një beteje nderi, dinjiteti e mirëqenie për ta!

Tani do me hidhen ne fyt te fortët e rrjetit “aty ishe, perse nuk e bere”; janë te gjithë ata qe nuk e dine kush je, çfarë ke bere e si e ke bere, si ke votuar.

Por natyrisht, jam gati tu dëshmoj te gjithëve se çfarë kam hequr tu shkul nga mendja ministrave te financës, ekuilibrin buxhetor te numrave ngulur ne koke si frike por edhe si rehat; nga 2016-ta e këtej për te mbrojtur një bonus te larte për te moshuarit, kur reforma e pensioneve nuk zgjidhi hallin e madh te te ardhurave te ulëta për te gjithë ata qe kishin dale ne pension para saj-reformës; përballë me ministra qe “kujdeseshin” për buxhetin e ne fund te vitit linin pa përdorur 40, 50, 60, 100, 430 milionë euro pa përdorur!

Do ta bej këtë beteje ne kuvend, ketë here pa rregulla, pa pyetur për to; boll kam dëgjuar, pritur, analizuar, reflektuar e fundi ka qene pa vendim, duke pritur te mendohen e mendohen ministrat!

Nuk ka me kohe për ata qe janë me keq sot, por nuk ka me kohe as për ata qe janë me mire sot e do jene ne pension nesër! Kjo begeje nis punëdhënësit e mëdhenj, ata qe kane grumbulluar numrin me te madh te punonjësve, ata qe gënjejnë me shume, bëjnë evazionin me te madh e qe nuk lenë pensionistet te marrin atë qe ju takon; me ta e kush ju del për zot është kjo beteje!

Për çdo te moshuar, përfshirë dhe prindërit e mi, secilin qe merr me pak apo pension 20 mije leke! Arsyeja për te qene deputet nuk ka lidhje me te berit ministër; po me përfaqësimin e njerëzve!”, shprehet Braçe.

Next Post
Ceremonia mortore për babain e Hashim Thaçit, PDK: Mungesa e ish-presidentit, një padrejtësi e madhe

Ceremonia mortore për babain e Hashim Thaçit, PDK: Mungesa e ish-presidentit, një padrejtësi e madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë Kongresin dhe Senatin

Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë Kongresin dhe Senatin

November 4, 2026
Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

November 4, 2026
Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

November 4, 2026
Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

November 4, 2026
James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

November 4, 2026
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 4, 2026
Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In