• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e reja, vota e emigrantëve kushton 10 milionë euro

by Aalison Pearse Stevens
05/10/2016 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kostoja për votimin e emigrantëve pritet të jetë afërsisht 10 milion euro nëse votojnë gjysma e rreth 1 milion emigrantëve më të drejtë vote jashtë vendi. Sipas platformës së Partisë Socialiste çdo votë e tyre do t’i kushtojë buxhetit të shtetit afërsisht 20 euro, kjo në varësi të vendit ku ata ndodhen. Por PS thotë se kjo kosto mund të mos shkojë 10 milion euro pasi do t’i jepet mundësia të votojnë vetëm atyre shtetasve të cilët do të kërkojnë paraprakisht të votojnë. Por burime nga PD thonë se po analizojnë të gjitha mënyrat se si emigrantët të mund të votojnë, por kostoja e këtij procesi rezulton të jetë më e lartë se sa zgjedhjet në Shqipëri, ku kanë të drejtë vote rreth 3 milion shqiptarë, ndërsa buxheti parashikon një fond maksimumi 8 milion euro. Sipas platformës së PS votimi me postë është kostoja më e ulët ku mund të kryhet ky proces, por nuk përjashtohet votimi i drejtpërdrejtë në ambasada. Por votimi në ambasada ka kosto më të lartë dhe nis nga dita e hënë para datës së zgjedhjeve në Shqipëri. Për këtë alternativë demokratët janë skeptikë pasi votimi gjatë javës do tu merrte kohë nga dita e tyre e punës emigrantëve që jetojnë punojnë në këto vende. Një tjetër çështje që pritet të ndezë debatin në komision ka të bëjë me listën e zgjedhësve, por në platformën e PS duket se kjo është e zgjidhur. Sipas propozimit të PS shtetasit që jetojnë jashtë territorit janë të regjistruar në regjistrin e gjendjes civile dhe automatikisht në regjistrin kombëtar të zgjedhësve. Për të votuar në shtetet ku banojnë emigrantët, duhet të çregjistrohen me kërkesën e tyre individuale nga QV ku janë, dhe duhet të regjistrohen 5 muaj para zgjedhjeve në një listë tjetër të posaçme për zgjedhësit. Platforma e PS pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore ndërsa burime nga PD thonë se votimi elektronik dhe identifikim elektronik i zgjedhësve është çështje që duhet zgjidhur sa më parë në ligj, pasi problem kryesor në këtë proces është mungesa e kohës. Por burime nga PS thonë se nëse PD flet për kosto të lartë të votimit të emigrantëve, votimi elektronik ka një kosto prej 53 milion dollarë, pasi çdo QV ka një kosto 10 mijë dollarë.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Biden për Trump: “Nuk është person i keq, por injoranca e tij nuk ka fund”

Biden për Trump: “Nuk është person i keq, por injoranca e tij nuk ka fund”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

February 18, 2026
Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

February 18, 2026
“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

February 18, 2026
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

February 18, 2026
GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

February 18, 2026
Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

February 18, 2026
Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

February 18, 2026
Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

February 18, 2026
VIDEO / Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

VIDEO / Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

February 18, 2026
Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In