Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka pritur në një takim delegacionin e misionit të OSBE/ODIHR-it.
Takimi i ministrit Tahiri me diplomatët e huaj ka të bëjë me përgatitjet mbi procesin zgjedhor të 18 qershorit dhe sigurinë.
Takimi është zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në Ministrinë e Brendshme ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje rreth bisedës në zyrën e ministrit. /b.d