• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e pjesshme/ VOA: PS fiton në 5 bashki! Berisha udhëheq në Shkodër dhe merr më shumë vota se PD

by
07/03/2022 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, ndërsa vijon numërimi për zgjedhjet e pjesshme vendore të zhvilluara dje në 6 bashki të vendit, Partia Socialiste rezulton fituese në të paktën 2 prej tyre, Vorë e Rrogozhinë, ku procesi është mbyllur, dhe udhëheq me diferencë në 3 të tjera (Durrës, Lushnje e Dibër) , përveç Shkodrës, ku në krye, me më shumë vota, është Bardh Spahia, kandidati i lëvizjes së ndërmarrë nga ish-kryeministri Sali Berisha, në garë në emrin e koalicionit Shtëpia e Lirisë, që formalisht mban siglat e LSI-së dhe Partisë Demokristiane. Kandidatët e zotit Berisha, kanë siguruar ndjeshëm më shumë vota se përfaqësuesit e Partisë Demokratike të kryetarit Lulzim Basha, përveç Rrogozhinës.

Vora ishte bashkia ku rezultati u shpall që mbrëmë. Kandidati socialist Blerim Shera siguroi 69.9 përqind të votave, përkundrejt 24.3 përqind të marra nga Lulzim Vrana, i Shtëpisë së Lirisë dhe 6.29 që kanë shkuar për kandidatin demokrat Ymer Marku.

Në Rrogozhinë, po ashtu socialistët arritën të marrin 60.73 përqind të votave me kandidatin e tyre Edison Memolla, ndërsa dy rivalët e tjerë të opozitës ndanë 21.96 përqind (Ferdinand Saraçi i PD) dhe 17.31 përqind (Hekuran Xhani I Shtëpisë së Lirisë).

Shkodra, pavarësisht përçarjes të së djathtës, duket se sërish ka zgjedhur t’i besojë po asaj. Në këtë Bashki, historikisht të drejtuar nga e djathta, kur janë numëruar më shumë se 60 përqind e kutive, udhëheq me mbi 43 përqind kandidati Spahia i Shtëpisë së Lirisë, i ndjekur nga kandidatja socialiste Majlinda Angoni me 39.7 përqind. Diferenca mes tyre është prej pak më shumë se 1200 vota, dhe mundësia e ndryshimit të rezultatit, nuk përjashtohet. Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Xhemal Bushati ka 16.6 përqind.

Në Durrës, një tjetër qytet i madh dhe i rëndësishëm, socialistët kanë ruajtur epërsinë e tyre. Edhe këtu, kur janë numëruar më shumë se 60 përqind e kutive të votimit, tendenca tregon për një fitore të kandidates Emirjana Sako me 57.7 përqind. Në vend të dytë është kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka me 28.97 përqind, ndërsa kandidati demokrat Luan Hoti ka vetëm 13.3 përqind.

Edhe në Lushnje, socialistët duket se do rikonfirmohen në krye të kësaj Bashkie. Ndërs numërimi po shkon drejt fundit, kandidatja e tyre Eriselda Sefa ka 57.9 përqind të votive. Dy kandidatët e tjerë ndajnë 32.4 përqind (Elton Bano i Shtëpisë së Lirisë) dhe 11.26 përqind të votave (Indrit Sefa i PD).

Në Dibër, sërish socialistët janë përpara me diferencë të ndjeshme nga rivalët e tjerë. Kandidati i tyre Rrahim Spahiu është përpara me 63 .07 përqind të votive. Pas tij Shpëtim Kryemadhi i Shtëpisë së Lirisë me 19 përqind dhe Luan Haka me 17.5 përqind./VOA

/b.h

Next Post

Ata me vota jashtë, ata pa vota brenda: Ç’i bëre vetes Sali Berisha!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In