• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Anëtarja e rithemelimit: Do të marrim pjesë nën siglën e PD!

by
19/01/2022 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Ledina Mandija, duke folur lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore të cilat priten të zhvillohen për disa janë në vendin tonë në 6 bashki, tregoi për “Report Tv” se do të kandidojnë nën siglën e PD, ndërsa shtoi se deri në fund të këtij muaj do të jenë caktuar kandidatët.

“Grupi i rithemelim, e ka konsideruar datën e vendosur nga presidentit dhe do të përfshihet në zgjedhjet lokale. Do të jemi me siglën e PD, grupi i rithemelimit ushtron funksionet më të larta të PD. Sipas parimit një anëtar një votë, do të vendosi për kandidaturat më të përshtatshme dhe profesionale. Deri në fund të muajit do të kemi siguruar kandidatura e mundshme.”, u shpreh ajo.

I ftuar në “Studio Live” me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj ishte edhe analisti Blendi Kajsiu i cili tha se një gjë e tillë është e pamundur pasi Lulzim Basha është kryetari i PD dhe i takojnë të gjitha tagrat juridike të përcaktuara, ndaj grupi i rithemelimit nuk mund të dalë me kandidatë në këto zgjedhje.

“Realiteti juridik është shumë i qartë për mbështetësit e Bashës dhe Berishës. Tagrin juridik e ka ende Lulzim Basha dhe ajo pjesë e PD që ka mbetur me të. Derisa gjykata nuk është shprehur, PD i përket Lulzim Bashës. Pra grupi i rithemelimit, nuk mund të regjistroi asnjë kandidat. Kjo nuk do të thotë që lëvizja Berisha nuk mund të marrë pjesë, mund të dalë me kandidatë të pavarur, ose të mbështesë kandidat të LSI.”, tha ai.

I pyetur nëse Basha është forcuar pas “divorcit politik” me Berishën, politologu tha se a është ende nën hijen “berishiste”.

“Është ende herët për të vlerësuar aktivizimin politik të Bashës, e shoh ende si një lider politik të dobët. Duhet të tregojë vlerat për të cilat qëndron dhe çfarë përfaqëson, nuk e kemi njohur Bashën jashtë Berishizimit. Ai është produkt i frymës së berishizmit, nga mënyra sesi ka bërë opozitën deri tek protestat. Berishizmi në vetëvete ka dhunën si një element themelor të politikbërjes. Tani shohin një Basha të ri, por rruga që ka për të ecur në mënyrë që të largohet nga Berishizmi është shumë e gjatë. Mbase Basha doli i surprizuar nga berishizmi, por njerëzit e kanë kuptuar me kohë.. Nuk mjafton vetëm të ndahemi nga berishzmi, duhet të krijohet një ofertë e re dhe ndaj them që për Bashën është ende herët.”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij në Report Tv, Kajsiu tha se Basha nuk mund të largohet tani nga PD, pasi nëse e bënë do të vijë katastrofa e cila quhet “Berisha”. Ai shtoi se Basha është e keqja më e vogël në këto momente për PD.

“Me Berishën nuk ka kompromis. Basha duhet të kishte ikur pas humbjes, dhe nuk duhet të ishte rizgjedhur me ato fushata qesharake, por ishte Berisha ai që e konfirmoi në krye të PD atë. Berisha u vu kundër Bashës, vetëm kur ai e largoi nga grupi parlamentar, ai nuk e kishte problem që ai kishte humbur. Lëvizja Berisha nuk ka të bëjë fare me demokratizimin e PD. Ai duhet ta kishte kërkuar atë kur Basha humbi sërish, por ai del vetëm sot, pasi deri tani e ka mbështetur. Por Basha sot nuk mund të tërhiqet, pasi tërheqja e Bashës sot është fitorja e Berishës. Dhe kthimi i Berishë në PD do të ishte katastrofë për PD. Është varrimi i opozitës. Basha nuk e sjell dot PD në mazhorancë, por mund të ringjallet. Basha është e keqja më e vogël në kushtet në të cilat ndodhet PD.”, tha Kajsiu.

/b.h

Next Post
PD e papërgatitur/ Meta drejt shpalljes së datës së zgjedhjeve, bashkitë pa kryetar, nga Shkodra te Durrësi

Shkak skandali i publikimit të pagave/ Meta mbështet bllokimin e fiskalizimit: Të pezullohet deri në mbrojtjen e të dhënave, pasoja të rënda nëse…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In