• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e pjesshme/ Pollo paralajmëron koalicion të gjerë opozitar, përfshirë edhe LSI

by Java News
19/01/2022 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo paralajmëroi në Debat në A2 CNN një koalicion të gjerë opozitar në zgjedhjet e pjesshme lokale, përfshirë këtu dhe LSI.

Ai deklaroi se negociatat po vijojnë dhe se në ditët në vijim do të përcaktohet dhe sigla dhe emri i këtij koalicioni.

Gjithashtu, Pollo u shpreh se mund të pranohen dhe njerëz të afërt me Bashën që duan të kandidojnë në këto 6 bashki, por edhe ata duhet të kalojnë në primare.

“Çështja e kandidatit tonë do të zgjidhet me shpalljen e marrëveshjes pas 2-3 ditësh me një front më të gjerë opozitar.  Kjo marrëveshje do të përcaktojë edhe siglën edhe emrin e koalicionit dhe detaje të tjera që janë teknike. Po të ishin zgjedhje për këshillat bashkiakë nuk do kishim ndonjë debat në këtë studio. Ne kemi një zgjedhje që është mazhoritare dhe që edhe 5 vota po të heqin rrezikon mandatin e kryetarit të bashkisë. Cila është zgjidhja që të mos ketë përçarje votash? E para është një koalicion i gjerë që përfshin edhe aleatët tradicionalë edhe LSI që janë të gjitha partitë relevante në opozitë. E dyta, kemi një zgjidhje të re për të bashkuar aty ku vite më parë edhe mund të ketë pasur përçarje, kemi primare.

Pra nëse PD e 11 dhjetorit ka një afërsi dhe po punon me aleatët tradicionalë që përfaqësohen dhe me deputetë me LSI ka një problem me fraksionin e mbetur. Por nëse ka kandidatë të mirë të zotë që janë të afërt me Bashën fare mirë mund të kandidojnë në primare dhe nëse një prej tyre do të fitojë do të marrë të gjithë mbështetjen e opozitës së bashkuar. Ne po tentojmë një zgjidhje që merrem mendimin e tyre që do të qeverisen nga kryebashkiakët. Nëse ka kandidat me potencial që vijnë nga fraksioni i Bashës duhet të futen në primare, siç mund të vijnë dhe nga partitë e tjera”, u shpreh Pollo në Debat.

g.kosovari

Next Post
Zgjedhjet e pjesshme/ Pollo paralajmëron koalicion të gjerë opozitar, përfshirë edhe LSI

Berisha sfidon Bashën/ Komisioni i Rithemelimit konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje: Nisim punën për kandidatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com