• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Spaho komenton Komisionin e Rithemelimit: Fushata do bëhet me flamujt e PD-së!!

by Java News
04/02/2022 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edmond Spaho, i ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv thotë se ato do të kërkojnë vota në emër të demokratëve e madje do të përdorin flamur e logo të PD-së.Spaho theksoi se Lulzim Basha është i shkarkuar nga anëtarësia e PD-së dhe se është vetëm kryetar i Edi Ramës

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi regjistroi koalicionin e partive LSI dhe PDK nën logon “Shtëpia e lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, por nuk njeh Komisionin e Rithemelimit. Pavarësisht se të 6 emrat e kandidatëve për kryetar bashkie janë bërë nga Komisioni i Rithemelimit të Sali Berishës, ato do të kërkojnë vota për LSI-në dhe PDK-në. Por Edmond Spaho, nga Komisioni i Rithemelimit, i ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, thotë se ato do të kërkojnë vota në emër të demokratëve, e madje do të përdorin flamur e logo të PD-së.

‘Ligji nuk na pengon të përdorim simbolet tona. E gjithë fushata do jetë me flamur e logo të PD-së. Do u themi votoni Spahiun në Shkodër dhe demokratët do të dinë se kë do të votojnë. ‘Shtëpia e Lirisë’ ka simbolin e vet. Do jenë emrat e kandidatëve, qytetarët që do të votojnë në mendjen e tyre e dinë shumë mire. ‘Mënyrën sesi reagojnë qytetarët do të shohim në fushatë. Ne hyjmë në garë kundër Edi Ramës dhe hyjmë për të fituar në 6 bashkitë. Unë nuk mendoj se e dëmton opozitën, pasi realiteti ka treguar se pjesa dërrmuese janë me Komisionin e Rithemelimit’- tha Spaho.

Nga ana tjetër, Spaho theksoi se Lulzim Basha është i shkarkuar nga anëtarësia e PD-së dhe se është vetëm kryetar i Edi Ramës. Sipas Spahos gjykata e ka vonuar vendimin për miratimin e ndryshimeve statutore të miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit, në mënyrë që Berisha mos të regjistrohej me logon e PD-së.

‘Akoma nuk është shqyrtuar nga gjykata, në mënyrë që mos të regjistrohej! Basha është i shkarkuar. Lulzim Basha është kryetar i Edi Ramës, kundër vullnetit të gjithë anëtarëve të PD.’- tha Spaho.

Ndërsa Marash Logu, përfaqësues ligjor i PD-së në KQZ u shpreh se me vendimmarrjen e KQZ-së u vendos ligjshmëria, dhe se interesi i demokratëve është që të pengojnë çdo lloj përpjekje për të krijuan konfuzion tek demokratët.

‘Në fletën e votimit mund të jetë Shtëpia e Lirisë dhe në kllapa dy partitë. Me vendimmarrjen e KQZ-së në mënyrë që të vendoset ligjshmëria. Interesi i PD-së është që të pengojnë çdo lloj përpjekje për të krijuan konfuzion tek demokratët.’- tha Logu.

Next Post
Dënimi me burg i Tahirit/ Avokati i financierit të grupit të Habilajve: Ishte vendim politik!

Dënimi me burg i Tahirit/ Avokati i financierit të grupit të Habilajve: Ishte vendim politik!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si po ndihmon teknologjia në luftën kundër zjarreve në pyje

Si po ndihmon teknologjia në luftën kundër zjarreve në pyje

August 7, 2026
Mësuesja turke që mori pjesë në protestat kundër Erdoganit para Gjykatës së Tiranës, pritet masa e sigurisë

Mësuesja turke që mori pjesë në protestat kundër Erdoganit para Gjykatës së Tiranës, pritet masa e sigurisë

August 7, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës

August 7, 2026
Deklarata e Ramës për çështjen e detit, media greke: Burimet diplomatike raportojnë për probleme teknike

Rama për “Financial Times”: Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

August 7, 2026
Shpërdoruan detyrën në dëm të ministrisë së Bujqësisë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 20 nëpunës publikë

Mashtrimet online nëpërmjet dërgesave me postë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq nigerianin e pandehur! Ja si u zbulua në Itali dhe kurthi (DOSJA)

August 7, 2026
Rusia akuzon NATO-n për ndërhyrje në luftën e Ukrainës dhe në sulmet ajrore! Çfarë dyshohet se i zbuluan hakerat agjencisë Tass

Rusia akuzon NATO-n për ndërhyrje në luftën e Ukrainës dhe në sulmet ajrore! Çfarë dyshohet se i zbuluan hakerat agjencisë Tass

August 7, 2026
VIDEO/ Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksidentin tragjik në Greqi! Kamera e kamionit filmoi gjithçka…

VIDEO/ Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksidentin tragjik në Greqi! Kamera e kamionit filmoi gjithçka…

August 7, 2026
VIDEO/ Detajet e masakrës në Tajlandë me 8 viktima! Autori një nxënës 14-vjeçar, vrau në fillim gjyshërit dhe më pas 5 mësuesit e veten

VIDEO/ Detajet e masakrës në Tajlandë me 8 viktima! Autori një nxënës 14-vjeçar, vrau në fillim gjyshërit dhe më pas 5 mësuesit e veten

August 7, 2026
Ky është Edmond Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua me një plumb në derën e banesës në Bërxullë

Ekzekutimi i Edmond Sulës, Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

August 7, 2026
Skandali s*ksual që ka tronditur Perunë, denoncimi i këngëtares së njohur ndaj drejtorit muzikor dhe detajet (VIDEO)

Skandali s*ksual që ka tronditur Perunë, denoncimi i këngëtares së njohur ndaj drejtorit muzikor dhe detajet (VIDEO)

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com