• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e parakohsme në Maqedoni, Zaev dhe Gruevski pranë konsensusit

by A R
27/06/2016 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liderët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, gjatë fundjavës konfirmuan se dy partitë më të mëdha politike në Maqedoni janë të gatshme për zgjedhje dhe bënë thirrje që ato të mbahen sa më shpejtë. Sipas ish-kryeministrit dhe lider i partisë në pushtet Gruevski, në këtë mënyrë shkurtohen dëmet që i pësojnë ekonomia dhe qytetarët.

Nga fjalimet e dy liderëve fitohet përshtypje se zgjedhjet tashmë janë dakorduar dhe se mbetet vetëm saktësimi i datës së mbajtjes së tyre.

Mediat spekulojnë se data e zgjedhjeve do të kontraktohet në takimin me ndihmës-sekretaren shtetërore amerikane Viktoria Nuland, e cila pritet të mbërrijë në Shkup në fillim të korrikut.

Lideri i partisë në pushtet, në fjalimin e mbajtur në konferencën e 25-të të Bashkimit të Forcave të Reja (BFR) të VMRO-DPMNE-së, tha se partia e tij është fituese e sigurt në zgjedhjet e radhës, kurdo që të mbahen ato.

“Sa më vonë që të mbahen, aq më i madh do të jetë dënimi për LSDM-në për shkak të këtyre politikave të saj dhe dëmeve që ua shkakton të gjithë qytetarëve. Në katër ose dhjetë muajt e ardhshëm, sidoqoftë, Maqedonia do t’i japë fund kësaj loje politike dhe fushatës politike. Zgjedhje do të ketë dhe besimin do ta rifitojë VMRO-DPMNE-ja”, tha Gruevski.

Nga ana tjetër, lideri i opozitës Zaev tha se LSDM-ja është e gatshme për zgjedhje, por se paraprakisht duhet të përmbushen kushtet kryesore.

“Ne jemi partia e vetme që në dhjetor miratoi program zgjedhor në kongres, të përgatitur me shtab të formuar të hyjë në aktivitete zgjedhore … Nëse populli vendos t’ia japë nderin LSDM-së si parti e radhitur në vendin e parë në Maqedoni, po, gjithsesi do ta rrëmbej këtë nder për të treguar rezultat”, tha Zaevi.

Sipas tij, zgjedhje korrekte dhe të besueshme janë të mundshme edhe në vjeshtë, nëse përmbushen dy kushtet nga Marrëveshja e Përzhinës – pastrim i listës së zgjedhësve dhe rregullimi i mediave.

“Pushteti nuk dëshiron që t’i largojë kthetrat e saj politike që i ka vënë në Këshillin e Agjencisë së mediave dhe në RTVM. Dhamë edhe nisma tjera, e gjithë kjo me qëllim përfundimtar – sa më shpejtë të përfundojë kjo krizë përmes zgjedhjeve të rregullta, korrekte dhe demokratike”, tha Zaevi./Portalb/a.m.

Next Post

Vende të mrekullueshme... ku natyra i ka bërë "photoshop" vetes (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In