• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, Iris Luarasi: Kë mendoj përballë Manastirliut nga PD

by Os De
11/09/2025 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kabineti i ri qeveritar i shpallur ditën e sotme nga kryeministri, Edi Rama, solli ndryshime të rëndësishme, emra të rikonfirmuar në pozicionet e tyre, por dhe nga ata që vijnë për herë të parë.

Ajo që bëri “bujë” ishte hapja e rrugës për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, kjo për shkak të arrestimit të Erion Veliajt. Rama, përgjatë fjalimit të tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate, duke e hequr kështu nga përgjegjësia e të qenurit një ministre.

Por me kë mund të përballet Manastirliu në zgjedhjet e parakohshme nga kampi opozitar?

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ishte në lidhje të drejtpërdrejtë në rubrikën “Përballë Lajmit” në Klan News, ku dhe foli për këtë çështje.

Luarasi u shpreh se Manastirliu i ka të gjitha shanset për të qenë një kryebashkiake, pavarësisht sfidave që e presin përpara në kohë fushate. Socialistja shtoi se nga opozita, nuk pret ndonjë surprizë.

Ajo cilësoi se nuk mund të thotë me siguri një emër të veçantë që do të vihet me siguri përballë Manastirliut, por u shpreh se beson që mund të kenë shanset figurat Ilir Alimehmeti dhe Belind Këlliçi nga PD-ja.

“Në qoftë se do të isha jashtë pjesës politike, do kisha thënë emra si zoti Alimehmeti, mund të ishte patjetër një kandidat i mirë përballë zonjës Manastirliu. Por, edhe ndoshta zoti Këlliçi”, tha ajo

Pavarësisht rezultatit të Këlliçit përballë Veliajt, Luarasi shprehet më “mbështetëse” ndaj figurës së Alimehmetit përballë Manastirliut, e kjo sepse ai nuk përfaqëson “politikën e vjetër”, e mund të mbrojë kauzat e opozitës më mirë. Po kështu, deputetja socialiste u bazua dhe mbi faktin se Alimehmeti mori një mbështetje të gjerë nga demokratët në zgjedhjet e 11 majit, pavarësisht se nuk mori dot votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Parlamentit të ri.

“Prandaj kur e përmenda nuk e thash zoti Këlliçin të parin, thash zoti Alimehmeti, i cili ka treguar se bëri një fushatë të mirë. Mblodhi një numër të konsiderueshëm votash për Parlament, pavarësisht se ai nuk hyri. Kështu që po të isha një mbështetëse e opozitës, do të doja të shikoja njerëz që nuk janë pjesë e politikës së vjetër, e në një farë mënyrë patjetër kanë një loj prezantimi dnjitoz për të prezantuar kauzat që ka opozita”, u shpreh socialistja.

Pasi Rama propozoi Manastirliun si kandidate për kryebashkiake të Tiranës, ai kërkoi nga Këshilli Bashkiak nisjen e procedurave për shkarkimin e kryetarit aktual, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej shkurtit të këtij viti.

Sjellim në vëmendje se përveç Tiranës, në zgjedhje do të shkojë edhe Vlora pas dorëheqjes së djeshme të Dredhës, Cërriku pas zgjedhjes së Ramës për ta bërë ministër Bujqësie kryebashkiakun e tij, si dhe Berati, Mati dhe Tepelena.

Next Post
Për herë të parë një grua në Ministrinë e Brendshme/Analisti Leka: Ky është një progres!

Për herë të parë një grua në Ministrinë e Brendshme/Analisti Leka: Ky është një progres!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In