• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Zgjedhjet e 6 marsit të Shkodrës: Cili nga kandidatët është më i favorizuar?!

by Java News
04/03/2022 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Po të shikoje të tre mitingjet e sotme në Shkodër, krijohet realisht një ide e asaj që përbëjnë forcat apo faktorët që do të sjellin fitoren e së dielës.

Partia Socialiste, pra mazhoranca dhe PD-ja e Lulzim Bashës zhvilluan tubimet më të mëdha, ku së paku, sipas të gjithë vëzhguesve mediatikë, kishte nga 2 mijë vetë.

Sali Berisha e mbylli fushatën në sallën e Teatrit “Migjeni” e cila mban si kapacitet rreth 700 persona, maksimumi 800.

Edhe pse indikativë, nuk janë vendimtarë mitingjet apo tubimet që japin në publik zhurmë dhe brohoritje.

Në kulmin e pushtetit të Partisë Demokratike në vitin 1996, në Shkodër fitoi një subjekt politik krej i ri dhe i vogël, i cili të gjitha tubimet i kishte mbajtur në kinemanë kryesore të qytetit dhe jo në shesh.

E duke ardhur tek zhurma, ka mbizotëruar debatin këto ditë një sondazh i kompanisë greke që ka bashkëpunuar prej kohësh me euronevvs Albania. Sondazh që jep në avanbtazh Bardh Spahinë e “Shtëpisë së Lirisë”.

Një pedagog i Universitetit të Shkodrës, i cili është marrë prej vitesh me sondime publike në qytet, jo thjesht politike, por edhe për çështje ekonomike e sociale, thotë për TemA, se ky rast është krejt i veçantë.

Sipas tij kampioni i zgjedhur zakonisht për një sondazh është i famshmi kampion i mbështetësve që zgjidhen nga zonat, moshat apo kategoritë e ndryshme. E në këtë logjikë, kampioni ka përfshirë një pjesë që krejt hapur thoshte për kë do të votonte. Por nuk dilte pjesa e heshtur, e cila në Shkodër ka qenë mjaft e rëndësishme dhe vendimtare.

E parë në zhvillimet e sotme, duhet thënë se kemi parë gjatë kësaj fushate, edhe pse jo me shumë mbulim publik, një zhvillim të rëndësishëm. “Shtëpia e Lirisë” ka grumbulluar rreth vetes pjesën më radikale të militantëve të vjetër të PD-së: ish-zyrtarë të tatimeve, doganave, apo edhe policisë, që i kanë mbetur besnik Sali Berishës, por që gjatë 7 vjetëve të drejtimit të Voltana Ademit kanë qenë drejtorë, policë bashkiakë e agjentë tatimorë të bashkisë.

E ka qenë pikërisht Voltana me strukturat e bashkisë, që e ka bërë fushatën për Bardh Spahinë më të zhurmshme e më të dhunshme, ku janë kërcënuar të gjithë ata njerëz që po bëjnë edhe kanë bërë fushatë për kandidatin e PD-së Xhemal Bushati.

Kjo është bërë në mënyrën më të dukshme prej policëve bashkiakë që ditët e fundit kanë shkuar dyqan më dyqan e lokal më lokal duke thënë se “Do fitojë Bardhi, e ka vendos edhe Edi Rama me Gon Çelën, kështu që mos bëni gabim”. Efekti në zhurmë ka dhënë një lloj efekti, madje edhe m epostera, të cilët vihen me lejen e bashkisë që drejton ende Voltana.

Por sipas të gjitha gjasave, në Shkodër vendos shumica e heshtur, ajo që nuk bën zhurmë. Kështu konfirmon edhe profesori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, i cili ka qenë coordinator për shumë sondazhe në qark për vite e vite, por që ka preferencën që të mos dalë me emër. “Deri tani shumica e heshtur, sidomos në qytet, ku është edhe numri më i madh i zgjedhësve, ka votuar për atë parti që nuk ka pasur njerëz të fortë në establishment.

Nuk ëhtë i njohur në publik, por ka pasur ndër vite kandidatë socialist si Esmeralda Uruçi, Namik Kopliku, apo Keti Bazhdari që kanë marrë votat e asaj që quhet shumica e heshtur. E cila është determinante. Ajo do të vendosë edhe rezultatin e 6 marsit.

Sa për pjesët e tjera të zonave ka një lloj konfigurimi, të cilin nuk e lexon në sondazhin e euronevvsit. Kështu për shembull pjesa e rrethinave të qytetit fitohet nga PS, Ana e Malit e Velipojës nga PS, Ndërkohë që Dajçi është i PD-së së Bashës e Dukagjini ndahet më shumë për Bardh Spahinë”, thotë ai.

Përveç projeksioneve që vijnë nga një perceptim të përgjithshëm, ai që duket se ka marrë forcë nga sondazhet e nxjerra është LSI, e cila, duke qenë se kjo parti i ka dhënë siglën Bardh Spahisë dhe Sali Berishës, ka nisur të ndaje vendet e punës, për të mobilizuar sa më shumë rezultatin.

Duhet theksuar ndër të tjera se LSI, PD nuk kanë anëtarë të Këshillit Bashkiak, pasi bojkotuan zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Si i PD-së apo LSI plus Berishës, ai kandidat nuk mund të miratojë asnjë buxhet nën shumicën socialiste e socialdemokrate në këshilll. i cili vendos për të gjitha gjërat që kanë të bëjnë edhe me numrin apo organikën e vendeve të punës…

TemA

Next Post
Pamje të pabesueshme nga Praga/ Zelenskyy jep një mesazh direkt via-video

Pamje të pabesueshme nga Praga/ Zelenskyy jep një mesazh direkt via-video

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In