• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 6 marsit/ Spaho: Nuk ka negociata me Bashën, ka zgjidhje teknike për t’u regjistruar

by
24/01/2022 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka asnjë mundësi dhe asnjë shans për të negociuar me Bashën për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Këtë qëndrim ndau në studion e Debatit me Alba Alishanin, përfaqësuesi i komisionit të Rithemelimit të PD-së Edmond Spaho. Ky qëndrim vjen për shkak se, Basha konsiderohet si patericë dhe ndihmës i kryeministrit Rama, që sipas Spahos e ka treguar vazhdimisht por kulmin e arriti në 8 janar. Ai thotë se objektivi i Komisionit të Rithemelimit është koalicioni i gjerë.

“Në 11 dhjetor u mbajt kuvendi ku përcaktuam objektivin tonë për krijimin e një fronti të gjerë për të bërë të mundur çmontimin e regjimit të Edi Ramës. Edhe për zgjedhjet ne do përpiqemi për koalicion të gjerë. Ne e kemi përcaktuar Lulzim Bashën që në 8 janar hodhi gaz lotsjellës, përdori fikset e zjarrit për të goditur demokratët dhe e kemi cilësuar patericë të Ramës dhe në 8 janar mori formën më të ashpër. Sa të negociojmë me patericën, ne negociojmë me të zotin e patericës që është Rama. Nuk ka patur dhe nuk ka negociata me Bashën. Ne përzgjedhjen e kandidatëve do ta bëjmë me primare. Të gjithë që duan të kandidojnë të konkurrojnë për kryetarë bashkish në këto zgjedhje janë të mirëpritur dhe të marrin pjesë në garë. Basha është rreshtuar në të njëjtin krah me Ramën, që nga 17 maji kemi humbur disa palë zgjedhje, por vendimet e marra pas 25 prillit tregojnë që qëndrimet e tij janë në mbështetje të politikave të Ramës. S’ka pse të merremi më ndihmësit e Ramës kur luftën e kemi me Ramën”.

I pyetur sesi do të regjistrohen në zgjedhje, Spaho thotë se ka zgjidhje teknike për t’u regjistruar, të cilën e bazon te krijimi i koalicionit të gjerë dhe përzgjedhja e kandidatëve.

“Në këto zgjedhje kjo është çështja më pak e rëndësishme po krijohet debat artificial. Ne do të krijojmë koalicionin më të gjerë të mundshëm dhe duke thënë këtë është krijuar edhe zgjidhja. Zgjidhja teknike për t’u regjistruar ka. Por këto zgjedhje janë me mazhoritar, do të keni emrin e kandidatit dhe siglën. Votuesit tërhiqen nga emri, ka shumë rëndësi përzgjedhja e kandidatit që të mbështetet nga të gjithë. Primaret janë mjeti më i mirë për të garantuar një kandidat cilësor”.

/b.h

Next Post
FOTO/ Vrau për të marrë hakun e babait, çfarë shkruante i riu në rrjetet sociale: S’jam hakmarrës, thjesht të kthej nderin

FOTO/ Vrau për të marrë hakun e babait, çfarë shkruante i riu në rrjetet sociale: S'jam hakmarrës, thjesht të kthej nderin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In