• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 25 qershorit bëhen vetëm për 25 deputetë, që kushtojnë secili nga 800 mijë euro

by Java News
19/06/2017 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Afrim Krasniqi/ 

Zgjedhjet kanë dallim thelbësor me votimet. Në votime shkohet për të kryer një procedurë, në zgjedhje shkohet për të përzgjedhur midis alternativave të ndryshme politike, programe apo kandidatë, parti apo koalicione politike. Shqipëria ka aplikuar sistem 100% mazhoritar më 1991, sistem miks mazhoritar me proporcional gjatë 1992-2005, sistem proporcional rajonal prej 2009 dhe tani, ka një konsensus të gjerë se sistemi aktual duhet të ndryshojë. U bë për të larguar “të fortët” dhe “biznesmenët politikë” nga parlamenti por në vend të tyre largoi politikanët e karrierës, kritiket liberale e me integritet, duke u dhënë mandate të sigurta kandidatëve “të fortë” dhe “biznesmenë politikë”. Nuk është sistemi në vetvete negativ, është mënyra sesa partitë e përdorën, e keqpërdorën dhe e kanë kthyer tashmë në një kërcënim për demokracinë dhe përfaqësimin.

Ja një detaj domethënës: Shqipëria, vendi më i varfër në listën e vendeve kandidate për në BE në kohën më të mirë harxhon nga buxheti i shtetit rreth 7 milion euro përmes KQZ, rreth 3 milion euro përmes strukturës ekzekutive, rreth 10 milion euro përmes donacioneve, partive politike dhe strukturave elektorale, në total rreth 20 milion euro. Për çfarë? Për shkak të sistemi elektoral dhe natyrës jodemokratike të partive, tashmë nga 140 deputetë të parlamentit janë “zgjedhur” 115. Për 115 nuk ka asnjë surprizë, ata janë deputetë, sepse janë emëruar që ditën kur u shpallën listat shumë-emërore të kandidatëve. Për pasojë, zgjedhjet nuk bëhen për ata, zgjedhjet bëhen për pjesën e mbetur, rreth 25 deputetë. Në shifra financiare për 25 deputetët në garë ne harxhojmë minimumi 20 milion euro, ose 800 mijë euro/për deputet!

Paradoksi nuk ndalet me kaq, por ne shohim çdo ditë deputetë të emëruar që bëjnë sikur janë kandidatë, bëjnë sikur janë në garë dhe bëjnë sikur po zgjidhen në mazhoritar, sikur premtojnë në zona dhe sikur cilësitë e tyre janë përcaktuese për fituesit. Për më tepër, ne shohim deputetë tashmë të emëruar që bëjnë sikur kanë programe, sikur bëjnë kontratë sociale me zgjedhësit, sikur janë aty për shkak të cilësive personale dhe jo besimit personal të liderit, dhe sikur janë shërbëtorët e rinj të qytetarëve, kur në thelb, edhe për shkak të sistemit, ata do të jenë sunduesit e rinj të tyre. Në parlamentin e ri do të kemi 140 emra, por me siguri shumë pak politikanë, shumë më pak deputetë “të zgjedhur” nga qytetarët, dhe shumë më pak shanse që Kuvendi që jetë ashtu siç ua mësojmë fëmijëve në shkolla, “tempull i demokracisë”. Sepse baza, legjitimiteti, besimi dhe integriteti i çdo institucioni varet fillimisht nga burimi i tij, niveli i përfaqësimit të tij, vlerat morale të ngritjes së tij, dhe nga aftësia për të kuptuar përse janë aty, – si produkt i një procesi zgjedhor konkurrues apo i një procesi votimi formal.

Zgjedhjet janë thelbi i demokracisë, janë vlera më e rëndësishme e saj, janë pasuria më e madhe në liri, janë baza për një shoqëri të hapur e konkurruese, janë dita e pushtetit qytetar, janë ushtrim sovraniteti dhe momenti kur secili prej nesh ka fuqinë të bëj ndryshimin. Në Shqipëri, duhej të ishin të tillë, sepse nuk janë.

Rikthimi i këtyre vlerave do të duhej të ishte një temë e mirë për tu debatuar, duhej të ishte një krye-temë elektorale, krye-temë në marrëveshjen e 17 majit dhe një test për të gjithë ata që mendojnë se kanë diçka për të thënë. Kjo reformë do duhej të ishte temë e mirë për Republikën e Re apo Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër, për kohën utopikë kur të gjithë të kishin në një shans të njëjtë dhe kur qytetarët të kishin më shumë vlerë sesa numrat! Një pritshmëri që siç shihet, me 25 qershor është e sigurt se nuk do ta kemi.

ma.me

Next Post
Pushimet në plazh, 57% e pushuesve me smartphone në dorë, ‘harrojnë’ detin

Pushimet në plazh, 57% e pushuesve me smartphone në dorë, 'harrojnë' detin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“11 Maji ka qenë masakër”, Lapaj: Kemi çuar fakte në SPAK dhe tek ndërkombëtarët

Nismë për referendum, “Shqipëria Bëhet” dorëzon kërkesën në KQZ për mbledhjen e 50.000 firmave

April 29, 2026
Ithtar i Shtetit Islamik, shqiptari pranon se përgatiti sulme terroriste kundër koncertit të Taylor Swift

Ithtar i Shtetit Islamik, shqiptari pranon se përgatiti sulme terroriste kundër koncertit të Taylor Swift

April 29, 2026
Vijon saga e ndryshimeve në radhët e Policisë, emërohen drejtues të rinj (EMRAT)

Vijon saga e ndryshimeve në radhët e Policisë, emërohen drejtues të rinj (EMRAT)

April 29, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

PS dhe PD në spiralen e cinizmit

April 29, 2026
Ristani mbledh strukturat, njofton aksionin për sigurinë ndaj zjarrit: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga Bashkia e Tiranës

Ristani mbledh strukturat, njofton aksionin për sigurinë ndaj zjarrit: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga Bashkia e Tiranës

April 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 30 prill 2026

April 29, 2026
Ngërçi pas mos zgjedhjes së Presidentit/ Kur do të mbahen zgjedhjet e reja të parakohshme në Kosovë?

Ngërçi pas mos zgjedhjes së Presidentit/ Kur do të mbahen zgjedhjet e reja të parakohshme në Kosovë?

April 29, 2026
Presidenti Vuçiç: Më thonin jam pro shqiptar, sepse nëna ime ka tradhtuar babain me një shqiptar

Presidenti Vuçiç: Më thonin jam pro shqiptar, sepse nëna ime ka tradhtuar babain me një shqiptar

April 29, 2026
Falja e borxheve dhe Paqja Fiskale, Malaj: Brenda muajit maj do kemi gati aktet nënligjore

Falja e borxheve dhe Paqja Fiskale, Malaj: Brenda muajit maj do kemi gati aktet nënligjore

April 29, 2026
Marrëveshja me Ficantieri-n, Rama: Dy anijet e para prodhohen për Forcat tona Detare, eksport edhe për vendet aleate

Marrëveshja me Ficantieri-n, Rama: Dy anijet e para prodhohen për Forcat tona Detare, eksport edhe për vendet aleate

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In