• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Ndalohen flamujt e partive, dosje për çdo polic që ruan zgjedhjet, si do koordinohen KZAZ-të, KQZ!

by Java News
30/01/2021 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dhëna të detajuara dhe numër unik për çdo polic që do angazhohet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, edhe në 25 prill do të ndalohen materialet propagandistike të partive. 

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të ndryshojë pas 12 vitesh rregullat e ruajtjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe detyrat e policisë, duke shfuqizuar vendimin e vitit 2009 të Arben Ristanit. Vendimi i ri parashikon që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, 10 ditë para zgjedhjeve, i paraqet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, listën e plotë të punonjësve të policisë që do të angazhohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Për secilin punonjës policie, duhet të pasqyrohen të dhënat e tij personale, gradën që mban, detyra funksionale, vendndodhjen e objektit zgjedhor që do të ruajë, emrin e eprorit të tij dhe në mënyrë të detajuar detyrat e ngarkuara.

Gjithashtu, çdo punonjës policie do të pajiset me një numër unik nga KQZ, të cilin duhet të mbajë në uniformë, bashkë me emrin e tij. Çdo grup shërbimi do të ketë një drejtues. Grupi i shërbimit do të lëvizje vetëm me mjetet e përcaktuara më parë dhe që kanë një mbishkrim të veçantë. Ndërkaq, KZAZ-ja i drejtohet kreut të policisë vendore dhe njofton menjëherë KQZ, për çdo problem që mund të lindë me sjelljen e punonjësve të policisë të angazhuar në zgjedhje. Ndërkaq, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i kërkon Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë që të marrë masa menjëherë ndaj policit problematik.Nga ana tjetër, KZAZ i kërkon policisë ndërhyrje për të vendosur rendin në një qendër votimi apo qendër të numërtimit të votave. Sipas vendimit, punonjësi i policisë komunikon me drejtuesit duke e informuar për situatën dhe masat që janë marrë, vlerëson situatën dhe në rast nevoje kërkon përforcime, bashkëpunon me KZAZ dhe sipas rastit bashkëpunon me prokurorinë për kryerjen e veprimeve procedurale. Ndalohet kategorikisht angazhimi i punonjësve të SHSIH në zgjedhje. Gjithashtu, ndalohet edhe angazhimi i ushtrisë, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme.

Askush, përveç personave të autorizuar dhe votuesve kur qëndrojnë në rresht për të votuar, nuk duhet të qëndrojë pranë objekteve zgjedhore në një distancë më pak se 150 metra. Edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021, do të ndalohen famujt dhe posterat e partive. Materialet propagandistike lejohen vetëm në zyrat partiake, në një distancë deri në 5 metra.

Shqiptarja.com
Next Post
Komentet/ Rama i përgjigjet qytetarit që i thotë se del me rroba gjumi: Do jesh nga ata të skuadrës së Lulit ti!

Komentet/ Rama i përgjigjet qytetarit që i thotë se del me rroba gjumi: Do jesh nga ata të skuadrës së Lulit ti!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In