Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë ankimin e fundit për parlamentaret e 25 prillit. Trupa e gjyqtarëve nuk e cilësoi si të bazuar në prova kërkesën e koalicionit të drejtuar nga Kujtim Gjuzi i cili kishte kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve nën argumentin se nuk u mundësua votimi i emigrantëve.
Kësisoj tashmë zgjedhjet elektorale janë të pakthyeshme. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i hap rrugë tashmë certifikimit final nga Komisioni Rregullator pranë KQZ i cili fillimjavën e ardhshme do të zhvillojnë mbledhjen simbolike për të zyrtarizuar mandatet e katër subjekteve që morën besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në parlament.
Konkretisht, Partia Socialiste do të ketë në sallën e Kuvendit 74 mandate, e ndjekur nga Koalicioni i PD-së me 59 deputetë. Katër ulëse do të ketë Lëvizja Socialiste për Integrim ndërsa 3 PSD-ja që drejtohet nga Tom Doshi.
/b.h