• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 25 prillit/ KAS rrëzon kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë në Elbasan

by
27/05/2021 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për marrjen shtesë të provave në Qarkun e Elbasanit.

Lajmi është bërë i ditur nga relatori KAS për këtë seancë Elvin Lako.

“KAS vendos të administrojë provat ashtu siç janë paraqitur, për marrjen e provave të tjera, KAS rrëzoi këtë kërkesë. Meqenëse dy anëtarë të KAS-it kërkoi të kryqëzohet si provë identifikimi elektronik, kjo kërkesë nuk i nënshtrohet debatit, KQZ do ia vendosë në administrim palëve”, tha anëtari i KAS.

Më herët KAS dhe përfaqësuesi i PD, Marash Logu, debatuan në lidhje me marrjen shtesë të provae. Logu tha se Partia Demokratike i ka bërë institucioneve përkatëse kërkesë për prova shtesë, por sipas tij, asnjë përgjigje nuk ka ardhur, ndaj ato i kërkojnë KAS, që në cilësinë e saj, të kërkojë që provat të administrohen në mënyrë sa më të shpejtë në KQZ.

 

Marash Logu: Ne kërkojmë 36 prova, kanë të bëjnë me materiale shkresore, që kanë të bëjnë me burime të ndershme. Ne mendojmë se kemi pasur mundësi të kufizuara për të siguruar çdo provë për shkeljen e ligjit. Ne kemi kërkuar që të merren një sërë organesh, për të provuar pretendimin tonë. Kjo kërkesë është në plotësim me Kodin Zgjedhor, që parashikon të drejtën e palëve që i kemi kërkuar KAS, të marrë në cilësinë e provës informacione, dokumente, apo sende të tejra që çmohen të nevojshme. Provat që ne kemi renditur, dëshmojnë masakrën zgjedhore në Qarkun e Elbasanit.

Ledio Braho: Është e disata herë që ju sillni qindra kërkesa. Këto kërkesa kanë që 18 maj që janë dërguar institucioneve shtetërore, ka pasur reagim nga këto institucione?

Marash Logu: S’ka pasur asnjë informacion. Të jeni të bindur nëse do të kemi marrë informacione, do i heqim si kërkesa dhe do i administrojmë në formën e provës.Veç kësaj, po qasje publike të këtyre institucioneve në lidhje me kërkesat që janë bërë. Organet edhe në përputhje me ligjin kanë detyrën të bëjnë transparencë, ne çdo informacion nuk është se e kemi kërkuar sërish, por e kemi marrë vetë dhe e kemi sjellë në cilësinë e provës. Kemi marrë zero informacione prej tyre.

Elvin Lako: Këto shkresa ne i kemi administruar, këto nuk janë prova. Por shkresa drejtuar institucioneve shtetërore për informacion. Këto institucione janë njohur me këto shkresa, nuk dua të bëj avokatin e tyre, por ka disa afate kur kthehet përgjigja, e si kthehet përgjigja. Ka disa afate ligjore që duhen respektuar e për të marrë përgjigje. Nëse nuk vijë këto përgjigje ka institucione të tjera që merren me këto institucione.

Marash Logu: Institucionet publike, janë të vetëdijshme që afatet që vepron KAS janë të shkurtra në këtë rast institucionet duhet t’i shërbejnë interesit publik. Edhe për nevojat e këtij procesi, kërkojmë të depozitojmë në dosjen që po shqyrtohet pranë jush kërkesat tona për informacion, pasi PD ka bërë të gjitha ndërhyrjet që i bën ligji.

Ledio Braho: 
Ka 20 ditë që institucionet nuk reagojnë, ose duhet t’i vinin KAS-it ose partisë e të depozitoheshin në formën e provës.

Koli Bele: Jam dyshues që ata të mund të kishin të drejtën që ato kërkesa t’i dërgohen KAS-it, sepse KAS-i jo vetëm nuk është konfirmuar, por si takon KAS-it për të bërë marrje provash që nuk i vlejnë procesit zgjedhor. Sepse do të kthehej në një spirale që i dihej fillimi, por jo fundi. Rikonfirmoj qëndrimin tim si anëtar, ne nuk mund t’i kërkonim dhe institucionet nuk mund të na thotë të dhënat. Nuk mendoj që jemi në natyrën e këtij procesi.

/b.h

Next Post
U lirua nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, Prokuroria kërkon rikthimin në qeli të Genc Tafilit

U lirua nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, Prokuroria kërkon rikthimin në qeli të Genc Tafilit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In