• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 2023 / Veliaj: Kushdo që të jetë kundërshtari, ne jemi gati të vazhdojmë të shërbejmë

by A R
22/09/2022 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaron se është gati që të përballet me kundërshtarët e tij politikë në zgjedhjet e ardhshme vendore. Në një intervistë në Klan Neës, Veliaj theksoi se strategjia që ai ka zgjedhur bashkë me kryeministrin dhe ministrat është puna e përditshme.

“Fushata e përditshme si e kryeministrit, si e imja dhe e gjithë anëtarëve të qeverisë vazhdon në çdo moment. Në çdo moment jemi duke punuar jo se ka fushatë, por kështu kemi filluar çdo ditë. Pra, ritmi i punës së Bashkisë së Tiranës ka qenë i përditshëm dhe kur ka pasur pandemi, kemi qenë për dezinfektim,, për të çuar ushqime, për të çuar ilaçe, dhe kur ishte tërmeti pavarësisht se kishte lëkundje, stafi i emergjencave dhe zjarrfikësit, ata që u morën me vlerësimet e objekteve kanë qenë aty.

Për ne se është ditë, se është natë, se është dimër, se është verë, se është fushatë, se është një vit normal, kemi punuar me të njëjtin ritëm. Unë besoj se strategjia që të shërbejmë me përulësi, me këmbë në tokë dhe t’i përgjigjemi nevojave të emergjencave të momentit pavarësisht rrethanave besoj se është strategjia më e mirë. Kushdo që të jetë kundërshtari, kurdo që të caktohet data nga presidenti, ne jemi gati që të vazhdojmë të shërbejmë”, theksoi ai.

I pyetur nëse do të rikonfirmohen edhe kryetarët e tjerë aktualë të bashkive që bëjnë pjesë në qarkun e Tiranës, Veliaj i cili mban dhe detyrën e drejtuesit politik, theksoi se ndihet krenar për kolegët e tij që kanë arritur rezultate të suksesshme krahasuar me paraardhësit e tyre.

“Unë jam krenar për të katër kolegët dhe kur të kërkohet rekomandimi im në Kryesi, pra për të bërë atë formalizimin zyrtar, sigurisht që do të jap një mendim pozitiv për të katër kolegë që në kushte spartane, kanë arritur rezultate të suksesshme krahasuar me paraardhësit e tyre”, nënvizoi Veliaj.

/a.r

Next Post
‘Daily Mail’ publikon foton e 29-vjeçares britanike që u mbyt në Sarandë

'Daily Mail' publikon foton e 29-vjeçares britanike që u mbyt në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Barra fiskale 2025: Shqipëri vs. Mali i Zi

October 30, 2026
“Nuk e japim dorëheqjen”- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrat Gërvalla dhe Svelça nuk dorëzohen: Na lejoni të bëjmë punën tonë!

“Nuk e japim dorëheqjen”- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrat Gërvalla dhe Svelça nuk dorëzohen: Na lejoni të bëjmë punën tonë!

October 30, 2026
Familja merr vendimin e vështirë, aktori Bruce Willis do të ndihmojë shkencën edhe pas vdekjes! Trurin do ta dhurojnë për kërkime

Familja merr vendimin e vështirë, aktori Bruce Willis do të ndihmojë shkencën edhe pas vdekjes! Trurin do ta dhurojnë për kërkime

October 30, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

“Nuk i lejoj…!”- Meloni i mbyll derën politikanit të ekstremit të djathtë: Do t’u kërkoj italianëve që të qeverisim pa shantazhe!

October 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO! Dhoma e Avokatisë vendos zbatimin e vendimit të Gjykatës Administrative

October 30, 2026
Transferimi i çuditshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit!

“Jemi të shqetësuar”- Veliaj në paraburgim, zyrtari europian: Të garantohet proces i rregullt ligjor!

October 30, 2026
Ku do të kandidojë Vangjel Dule? Kreu i PBDNJ: Java që vjen do të jetë java e lajmeve…

“Duhet reflektim”- Dule: Ish-aleatët e Ramës kanë dalë në protestë! Moment kritik për Shqipërinë

October 30, 2026
“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

October 30, 2026
1,2 miliardë euro investim, Inter dhe Milan zbulojnë projektin e stadiumit të ri

1,2 miliardë euro investim, Inter dhe Milan zbulojnë projektin e stadiumit të ri

October 30, 2026
Trafikim i qenieve njerëzore nga Kina, policia finlandeze arreston nëntë persona

Trafikim i qenieve njerëzore nga Kina, policia finlandeze arreston nëntë persona

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In