• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 18 qershorit/ KQZ hap 338 vende të reja pune, ja ç’kërkohen

by Java News
14/01/2017 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të punësojë 338 punonjës me kohë të pjesshme në funksion të menaxhimit të procesit zgjedhor për 18 qershorin. Kategorizimi i të kërkuarve fillon me specialistë të IT-së, topografë, juristë, përkthyes, operatorë, elektricistë, fonistë, teknikë të hartave, operatorë të përpunimit të informacionit zgjedhor, etj.

Këta punonjës do të nënshkruajnë një kontratë të përkohshme disa mujore me Komisionin dhe do të jenë në funksion të procesit zgjedhor.

“Në këtë kuadër të detyrimeve ligjore që ka KQZ-ja, lidhur me organizimin, administrimin dhe kontrollin e procesit zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend, që do të zhvillohen më datë 18 Qershor 2017, referuar nenit 21, pika 21 të Kodit Zgjedhor, duhet të miratohen shtesa në organikën e KQZ-së.

Këto shtesa përfshijnë punonjës të kategorive të ndryshme me kohë jo të plotë. Personeli me kohë jo të plotë pune do të rekrutohen dhe do të punojnë vetëm për periudhën e përgatitjes zgjedhjeve, deri në përfundimin e të gjitha detyrimeve ligjore, që ka  në të gjitha strukturat e Administratës së KQZ-së. Drejtoritë e Administratës së KQZ-së kanë paraqitur propozimet për nevojat që kanë për Zgjedhjet e Kuvendit 2017, të cilat përgjithësisht janë si në zgjedhje të mëparshme.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore ka bërë sistemimin dhe rakordimet e propozimeve të drejtorive dhe i ka renditur në një material.  Në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 18 Qershor 2017, do të punësohen gjithsej 338 punonjës, ndërsa në zgjedhjet e  vitit 2013 u punësuan 385 punonjës dhe  në zgjedhjet vendore të vitit 2015 u punësuan 335 punonjës”,-thuhet në relacionin e KQZ-së.

Shpenzimet
Gjatë këtij viti zgjedhor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të harxhojë 139,3 milionë lekë. Këto para do të shpenzohen për kategori të ndryshme. Për paga do të shpenzohen 63,000,000 ose 45.23%.

Shpenzime për sigurime shoqërore dhe shëndetësore arrijnë në 11,300,000 lekë, ose 8.11%. Shpenzime për mallra dhe shërbime janë 31,460,000 ose 22.58%. Nga këto  materiale të përgjithshme zyre do të blihen me 1,869,000 lekë, materiale dhe shërbime speciale plot 60,000 lekë, shpenzime për shërbime janë planifikuar 13,717,400 lekë, ose 43.60% e buxhetit total vjetor.

Të pakta janë shpenzimet e transportit me 241,000 lekë, 0.77%. Shpenzime për udhëtime dhe dieta janë parashikuar 2,920,000 lekë, ose 9.28% e buxhetit total. Shpenzime për mirëmbajtje të zakonshme janë 795,600 lekë, 2.53% e totalit.

E madhe ngelet vlera e parashikuar për shpenzime për kompensime legale, plot 10,794,000 lekë, ose 34.31% e totalit. Shpenzime te tjera operative parashikohen 1,063,000 lekë dhe investime 33,000,000 lekë, 23.69% e totalit të buxhetit vjetor të KQZ-së.

ma.me

Next Post
Hipoteka i jep pronën humbësit të gjyqit, ngatërron pronarët

Publikohet vendimi/ Skema si do të legalizohen 1320 pallatet pa hipotekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

February 21, 2026
Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

February 21, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha kërcënon Ramën: Do t’i djegim selitë e PS në çdo qytet!

February 21, 2026
Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

February 21, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

February 21, 2026
VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

February 21, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 21, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Kryeministri trampist mes dafinave dhe rrokullimës

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In