“Nisma Thurje” ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me kandidatë për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në një deklaratë për mediat, kreu i “Nismës Thurje”, Endrit Shabani tha se partia e tij nuk është fokusuar të gara për kryetar bashkish dhe për këtë arsye do nxjerrin vetëm një kandidat për Dropillin.
Ai theksoi në një deklaratë për shtyp se ata do të garojnë për këshilla bashkiakë në 10 bashki të vendit.
“Do të garojmë për këshillat bashkiakë në Elbasan Përrenjas, Kukës, Tropojë, Kurbin dhe Mirditë, Klos dhe Mat, dhe Korçë, sigurisht edhe në Tiranë. Kemi zgjedhur të kandidojmë për kreun e bashkisë në Dropull. Duke qenë se Dropull ku kemi një kandidat të fortë që ka probabilitet shumë të lartë për të fituar.
Nuk po u ofrojmë qytetarëve një zgjedhje për kryetar bashkie, sepse në këtë fazë që jemi është e pamundur ta fitojmë këtë garë. Por ne mund të fitojmë këshillin bashkiak.
Unë do u bëja thirrje qytetarëve sot për të vënë vëmendjen më shumë tek parlamentët e qyteteve. Më thoni 5 anëtarë të këshillit bashkiak të Tiranës. Nuk i njihni asnjërin prej tyre”, u shpreh kreu i “Nismës Thurje”./m.j