• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është ish-Missi që ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit?

by A R
14/03/2025 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eria Ago është vendosur në pranga 5 ditë pas Safet Bajrit! Ajo akuzohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij.

Ago, akuzohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit dhe është vendosur në pranga që më datë 26 shkurt dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec.

Por vlenn të theksohet se Ago nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare! Kjo edhe pse prej kohësh ishte kthyer në një “biznesmene” dhe kishte hapur një butik rrobash në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, në rrugën Myslim Shyri.

Përkundrazi, është përmendur edhe në përgjimet që futën në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”. Në vitin 2020, përgjimet e Nikajt, kanë nxjerrë në skenë edhe emra të njohur të showbizit shqiptar. Një nga protagonitet në këtë rrjet prositucioni është edhe ish-missi, Eria Ago. Në përgjime, Ago kërkohet nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime. Mesazhet përcillen përmes “Zogut të Tiranës”.

Biseda e përgjuar nga prokuroria:

Zogu: Hiç,do takoj një shok se nuk e kisha takuar ka kohë

Anjeza: Po do kemi ndonjë gocë, për naj sfilatë më thuaj, 1 ose 2, kemi një rast shumë të mirë, po “E” (përmend emrin e një vajze) i the ti?

Zogu: Jo nuk e kam ba hala muhabetin, ka qenë shumë e hallakatur, as nuk e kam takuar

Zogu: Asgjo, të zakonshmet. Tërhiqe mos e këput

Zogu: Si të gjithë, çfarë do bëjmë?

Anjeza: Ti s’more hala dhuratën e ditëlindjes. Ti je rehat komplet, do më kujtosh se ta kam nda parfumin

Anjeza: Po më shif noj p…,s’ka ndoj p…

Zogu: Se di ça të them shpirti jote, aman ku ti gjej

Anjeza:Po për qef o shpirt, si do njeri për hall

Zogu:E di e di, por çfarë të them unë, këto janë…

Pavarësisht se asokohe në shumë media u fol se bëhej fjalë për ish missin Eria Ago, kjo e fundit reagoi e revoltuar se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Pas publikimit të lajmeve për të, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo pretendonte se e gjitha ishte shpifje për të hedhur baltë mbi figurën e saj. Madje theksonte se nuk kishte nevojë për para!

Pas kësaj ngjarje, emri i Eria Agos u zhduk nga mediat dhe vëmendja e publikut, por la pas një sërë intervistash kur e paraqiste veten si balerinë, më pas si modele në shume sfilata mode, gjithashtu dhe figurante nëpër klipe të ndryshme muzikore. Madje kishte përfaqësuar edhe Shqipërinë në “Miss Tourism Quin 2013”. Në një nga intervistat që kishte dhënë atë kohë fliste dhe për dashurinë.

Për të ende nuk ka një vendim fajësie, dhe derisa ta thotë gjykata i prezumohet pafajësia.

Next Post
“Integrimi, mundësi për të transformuar vendin për shqiptarët”, Tabaku: Duhet angazhim serioz, jo fasadë e maskuar me retorika politike!

Jorida Tabaku: Deklarata për të cilën jam penduar. Nuk i kam dëgjuar ndërkombëtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

July 21, 2026
Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

July 21, 2026
“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

July 21, 2026
Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

Paketa e Maleve, Rama publikon mesazhet e qytetarëve: 90% janë profile fallco. Pas tyre janë sorrat e opozitës

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

July 21, 2026
Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

July 21, 2026
“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

July 21, 2026
Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

July 21, 2026
Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In