Sali Berisha në konferencën e tij të përjavshme për mediat, u shpreh se kjo do të jetë pranvera e ndryshimit të madh
‘Me këtë start, sigurojmë shqiptarët se kjo do jetë pranvera e ndryshimit të madh. Zhvillimi më pozitiv i shoqërisë shqiptare këto këto ditë ka qenë starti entuziast, i fuqishëm i fushatës elektorale të PD-së. Ka qenë reagimi i fuqishëm i qytetarëve në mbarë vendin, ju e patë, Mallakastra dhe Lezha ishin në zenitin e besimit, në zenitin e reagimit, ndaj përpjekjeve primitive, ndaj përpjekjeve të pashembullta në 32 vite të Edi Ramës për të fituar zgjedhjet me fasadë-veglat e tij. Mund të them se ekziston një klimë e jashtëzakonshme. Edi Rama sikur të mbledhë Bravat dhe Alibashët e Ballkanit, është absolutisht i pashpresë.
Reagimi qytetar është i jashtëzakonshëm. Ajo çka duket është në këtë rast fenomeni i kupës. Me të gjitha aktet e tij, vjedhjet e panumërta, qëndrimet antidemokratike, lidhjet me krimin, me drogën, kupa u derdh me vendimin për të emëruar opozitën që dëshiron, Alibasha-Brava dhe me këtë start, sigurojmë shqiptarët se kjo do jetë pranvera e ndryshimit të madh.’- tha Berisha.
/e.d