• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 11 majit, publikohet ekstrakti i listës zgjedhore: Mbi 3.7 milionë shtetas me të drejtë vote

by A R
06/01/2025 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Brendshme ka nisur zyrtarisht procesin e përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

Sot ministri Ervin Hoxha publikoi ekstraktin e parë të listës zgjedhore, siç përcaktohet edhe nga Kodi Zgjedhor.

Mbi 3.7 mln qytetarë me të drejtë vote

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, të drejtën e votës e gëzojnë 3,721,116 qytetarë. Ndër ta, 50.5 % janë meshkuj dhe 49.5 % janë femra.

“Deri në këtë moment të papërfshirë në listë janë 4,536 shtetas, të cilët janë mbi 100 vjeç, që mbushin apo kanë mbushur këtë moshë deri në 11 Maj 2025. Për të siguruar të drejtën e votës, këta qytetarë duhet të paraqiten pranë zyrave të Gjendjes Civile, për t’u përfshirë në listën e zgjedhësve”, njoftoi ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në një deklaratë.

5050 numri i QV-ve

Aktualisht numri i përgjithshëm i qendrave të votimit brenda limiteve është 5,050.

“Duke përfituar nga ky komunikim, ftoj kryetarët e bashkive për tu angazhuar për vendimmarrje për qendrat e votimit që janë jashtë limiteve, me më shumë se 1 mijë zgjedhës apo më pak se 300 të tillë”, njoftoi Hoxha.

Ndërkohë Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë kanë miratuar një akt të përbashkët për pastrimin e listave nga shtetasit që ligji për dekriminalizimin i përjashton nga e drejta e votës si dhe hapjen e qendrave të votimit brenda burgjeve.

Dy kategori zgjedhësish për në 11 Maj

Kujtojmë se për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, në listat zgjedhore do të përfshihen dy kategori zgjedhësish.

Në të parën futen zgjedhësit që jetojnë brenda vendit. Ndërkohë që në kategorinë tjetër janë zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit.

Lista paraprake e atyre që duan të votojnë nga jashtë vendit do të jetë publike më 9 Mars 2025. Nga ai moment çdo qytetar do të ketë në dispozicion 48 orë për të shprehur përfundimisht vullnetin nëse duan të votojnë brenda apo jashtë Shqipërisë.

“Ky hap përfaqëson një moment historik për demokracinë shqiptare, duke ofruar mundësinë që diaspora të ushtrojë të drejtën e votës, pavarësisht ku jeton e punon”, njoftoi Hoxha.

Nga 11 Janari nis regjistrimi në PER

Ndërkohë nga 11 Janari 2025 shënohet fillimi i procesit të regjistrimit të votuesve jashtë vendit. Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) të votuesve nga jashtë, në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni i KQZ.

Për regjistrimin nevojitet një pajisje elektronike për verifikimin nëpërmjet fotografimit të fytyrës për regjistrimin në PER dhe skanimin apo fotografimin e dokumentit të identifikimit dhe të dokumentit tjetër të deklarimit të adresës.

“Ndaj është shumë e domosdoshme dhe apeloj çdo shtetas shqiptar që jeton jashtë vendit, të rinovojë dokumentet e identifikim, duke patur të paktën njërin prej tyre të vlefshëm përgjatë këtij procesi”, tha Hoxha.

Prej disa javësh, është miratuar udhëzimi që lejon aplikimin qoftë edhe për një dokument identifikimi në zyrat tona konsullore.

“Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ka ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar që ky proces të zhvillohet në mënyrë të drejtë, transparente dhe të aksesueshme për qytetarët tanë jashtë kufijve”, tha Hoxha.

Në mënyrë që procesi të jetë i sigurt dhe gjithëpërfshirës, qytetarët mund të verifikojnë të dhënat personale në listën zgjedhore online, përmes portalit e-Albania ose fizikisht, pranë njësive administrative ku listat janë afishuar.

“Çdo qytetar që has problematika apo paqartësi mund të kontaktojë në platformën e bashkëqeverisjes “Shqipëria që Duam””, tha ministri.

Next Post
Grekët dynden në karburantet e Bullgarisë për naftë e benzinë më të lirë

Grekët dynden në karburantet e Bullgarisë për naftë e benzinë më të lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nafta mbi 229 lekë për litër”- Denoncimi i PD: Qeveria nuk po ndërhyn për uljen e çmimit, të eliminohet taksa e qarkullimit!

“Nafta mbi 229 lekë për litër”- Denoncimi i PD: Qeveria nuk po ndërhyn për uljen e çmimit, të eliminohet taksa e qarkullimit!

September 15, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

September 15, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

S’është puna se duan 10 mijë euro, por se sillen si pronarë të shtetit

September 15, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

“Çfarë ligësie dhe turpi”- Balla akuza Opozitës: Manipuloi me videon e nxënësve në Tuz për propagandë politike, kukullat e bufit Sali…

September 15, 2026
DEBATE në Komisionin “Xhafaj”, kryetari: Kam bërë 7 ankesa për zhurmën! Drejtori i Agjencisë për Bashkëqeverisje: Ka institucione problematike

DEBATE në Komisionin “Xhafaj”, kryetari: Kam bërë 7 ankesa për zhurmën! Drejtori i Agjencisë për Bashkëqeverisje: Ka institucione problematike

September 15, 2026
Ngërçi me pagat/ Administrata e Gjykatës Kukës bojkoton punën, shërbimet ofrohen vetëm për seancat urgjente dhe masat

Ngërçi me pagat/ Administrata e Gjykatës Kukës bojkoton punën, shërbimet ofrohen vetëm për seancat urgjente dhe masat

September 15, 2026
Merret vendimi, Gjykata e Lartë lë përsëri në burg kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj! Pritet zbardhja e verdiktit

Merret vendimi, Gjykata e Lartë lë përsëri në burg kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj! Pritet zbardhja e verdiktit

September 15, 2026
Gara për “Këpucën e Artë”, Seferi sfidon Manajn, realizon “dopjetë” në Turqi

Gara për “Këpucën e Artë”, Seferi sfidon Manajn, realizon “dopjetë” në Turqi

September 15, 2026
Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Shijak, nuk ka të lënduar! Dyshimet e para të Policisë

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Shijak, nuk ka të lënduar! Dyshimet e para të Policisë

September 15, 2026
EMRAT/ Bllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë

EMRAT/ Bllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com