• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 11 majit/ Meta fushatë nga qelia: Të largojmë Ramën që të heqim taksat

by S T
01/04/2025 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vazhdon fushatën nga qelia, ku ndodhet prej tetorit të vitit të kaluar.

Meta thotë se me 11 Maj, shqiptarët do të duhet të votojnë për të larguar Edi Ramën, të cilin e cilëson si “kryetaksa” e tyre, pasi në vitet e qeverisjes së tij, ka pasur vetëm për qëlllim grabitjen e tyre.

Sipas tij, me programin e tyre elektoral, ata synojnë që të ndërtojnë një Shqipëri me fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.

Reagimi i plotë:

Edi Rama është kryetaksa dhe kryegjoba më grabitqare për shqiptarët. Në 12 vite ai ka patur vetëm një objektiv, grabitjen, korrupsionin, zhvatjen dhe rritjen e pandalshme të taksave e të tarifave dhe asgjësimin e shërbimeve për qytetarët.

Duke votuar më 11 Maj për programin ekonomik “Made in Albania” të Shqipërisë Madhështore, shqiptarët do të votojnë për uljen e taksave dhe ndërtimin e një Shqipërie fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.

Duke votuar më 11 maj për Shqipërinë Madhështore, shqiptarët në këtë mënyrë do të votojnë për rritjen e të ardhurave të familjeve të tyre, si dhe për rritjen masive të punësimit të mirëpaguar.

Ky program do të realizohet në mënyrë të padiskutueshme duke:

Ulur numrin e shkallëve të ndryshme tatimore.

Vendoset taksa e sheshtë 10% mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para nuk do tatohen.

Taksa e sheshtë 10% mbi të ardhurat jo nga paga.

Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.

Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël.

Kufiri i përjashtimit nga TVSH do jetë 18 milion lekë xhiro vjetore.

TVSH do ulet në 15%.

Taksa e ndikimit në infrastrukturës do të ulet nga 8 përqind e çmimit të shitjes në 2% të preventivit.

Taksa 3% e strehimit social mbi çmimin e shitjes do të shfuqizohet.

Tarifa 1% e lejes së zhvillimit mbi vlerën e investimit do të shfuqizohet.

Tarifa e rivlerësimit të pronës do ulet nga 5% në 1%.

Akciza për birrën do jetë me dy fasho:

600 lekë hektolitri për prodhuesit mbi 200 mijë hektolitra në vit dhe 300 lekë hektolitri për prodhuesit nën 200 mijë hektolitra në vit.

Çmimi i pullave fiskale nga 17 euro për 1 mijë pulla do ulet në 3 euro për 1 mijë pulla.

Çmimi i pullave fiskale për verën do ulet nga 25 euro për 1 mijë pulla në 3 euro për 1 mijë pulla.

Për verën, do të unifikohet akciza e lidhur me gradacionin e alkoolit. Akciza do të lidhet me prodhues të mëdhenj dhe të vegjël.

Energjia elektrike për biznesin nga 18-24 lekë që është sot, do shitet në 6 lekë.

Taksa e shitjes së pronës ulet nga 15% në 2%.

Taksa e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmim plus/minus 10% me pompat e vendeve fqinje.

Çdo shqiptar që vjen për të investuar në Shqipëri do të jetë 5 vite pa taksa kudo që të investojë, ndërsa për investimet në zonat malore 8 vite pa taksa.

Do krijohet bordi që do monitorojë dhe kompensojë dëmet e krijuara nga lëkundjet e kursit të narko-euros.

Për të rinjtë nën 30 vjeç, zero sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muajt e parë të punësimit.

Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç.

Stimuj fiskalë dhe mbështetje financiare për investitorët nën moshën 35 vjeç që duan të investojnë në startup-e dhe inovacion.

Për zonjat dhe gratë, zero tatim fitimi për vitin e parë të biznesit. Subvencionim i sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për 4 muajt e parë, me kushtin që gjysma e të punësuarve të jenë femra dhe të rinj.

Programi ekonomik “Made in Albania” i Shqipërisë Madhështore, ul ndjeshëm koston e jetesës dhe çliron ekonominë familjare dhe kombëtare.

VOTO ILIR METAJ në Qarkun Tiranë!

VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Next Post
Tik Tok dhe një damkë turpi për Ditën e Mësuesit

“BE s’është parajsë, as ne engjëj. Edhe atje luftohet me korrupsionin”, Toni Gogu: Mandati i 4 ka të bëjë me anëtarësimin dhe vazhdimin e reformave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
Këtyre shenjave të horoskopit u duhet një përjetësi për të harruar ish-in

Nata e ndërrimit të viteve, çfarë urren secila shenjë e horoskopit gjatë Vitit të Ri

December 31, 2025
“Paçi një copë bukë në tavolinë, por shpirtin dhe zemrën plot”, urimi i Agron Llakajt për fundvit

“Paçi një copë bukë në tavolinë, por shpirtin dhe zemrën plot”, urimi i Agron Llakajt për fundvit

December 31, 2025
Pas 9 largimeve, Tirana prezanton një mesfushor sllovak

Pas 9 largimeve, Tirana prezanton një mesfushor sllovak

December 31, 2025
Avokatët hedhin poshtë spekulimet: Dionis Teqja nuk ka asnjë status kërkimi, njoftimet publike janë thjesht procedurë normale në një gjyq civil

Avokatët hedhin poshtë spekulimet: Dionis Teqja nuk ka asnjë status kërkimi, njoftimet publike janë thjesht procedurë normale në një gjyq civil

December 31, 2025
Ndryshojnë shpërblimet në sport, rregulla të forta për peshëngritjen dhe dopingun

Ndryshojnë shpërblimet në sport, rregulla të forta për peshëngritjen dhe dopingun

December 31, 2025
Qeveria rrit pagesën për paketën higjieno-sanitare të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, efektet nisin nga 1 Janari

Qeveria rrit pagesën për paketën higjieno-sanitare të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, efektet nisin nga 1 Janari

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com