• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 11 Majit, lista e votuesve nga Diaspora shpallet në 9 Mars

by A R
07/03/2025 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u shpreh se më 9 mars do të publikohen lista paraprake e zgjedhësve nga jashtë.

Ai theksoi se pas kësaj, do të ketë edhe një afat për të korrigjuar adresat nga data 9-12 mars, vetëm për ata që janë regjistruar.

“Janë 53 parti politike të regjistruara dhe tre koalicione. Deri tani ka paraqitur listën shumë emërore Lëvizja Bashkë, deri tani. Nga 9-12 mars, vetëm ata që janë të regjistruar, kanë të drejtë të kërkojnë të bëjnë ndryshime që lidhen me adresën dhe vetëm me adresën. Në datën 9 shpallim listën paraprake, që do të thotë se ti si institucion ike miratuar  kërkesat dhe ata janë në listën paraprake të votuesve nga jashtë, për kategorinë e atyre që kanë marrë refuzim nga KQZ nuk mund të bëhet asgjë dhe kjo është e qartë si në KQZ dhe në rregullator. Ata që janë të regjistruar në listë, nëse shikon pasaktësi, kjo pasaktësi lidhet vetëm me adresën mund të paraqesin kërkesë në KQZ për t’i korrigjuar”, tha ai.

Ai shtoi më tej se të gjithë ata qytetarë, të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim nga KQZ kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, jo më vonë se 11 prilli.

“Të gjithë ata që u është refuzuar kërkesa nga KQZ mund të ankohen në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë jo më vonë se data 11 prill. Pra nga momenti që u është refuzuar kërkesa deri më 11 prill, mund të paraqesin një ankesë në Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë, nëpërmjet  një platforme online, që besoj me siguri Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili ka shprehur vullnetin për ta patur këtë platformë” shtoi ai.

I pyetur se kur mund t’u dërgohet fleta e votimit shqiptarëve që janë jashtë, Celibashi tha se është menduar koha mes 8-11 prill dhe shërbimi do jetë ekspres, pra me postë të shpejtë.

“Do të shohim si shkon procesi i regjistrimit e miratimit të listave shumëemërore. Nëse ky proces shkon normalisht ne midis fundit të javës së parë të prillit dhe javën e dytë të prillit do të dërgojmë fletët e votimit dhe dokumentacionin zgjedhor për votuesit nga jashtë. Pra synojmë që mes datës 8- 11 prill të përfundojmë procesin e dërgimit të fletëve të votimit nga jashtë. Në këtë mënyrë votuesit kanë kohë për të plotësuar dhe kthyer mbrapsht në KQZ. Deri në fund të javës tjetër do të kemi përfunduar procedurat që lidhen me operatorin e shërbimit postar. Do të përzgjedhim një prej operatorëve të njohur ndërkombëtarë e do të kërkojmë që dërgimi dhe kthimi i fletës së votimit të jetë ekspres dhe i gjurmueshëm.

Next Post
Si do të veprohet me Metën nëse zgjidhet deputet? Ja si përgjigjet kryekomisioneri Celibashi

Si do të veprohet me Metën nëse zgjidhet deputet? Ja si përgjigjet kryekomisioneri Celibashi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In