Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër.
Kjo pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimin e PD-së për këto qarqe dhe konsiderohet e ezauruar në çdo hallkë ankimimi për rezultatin.
Sipas kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shpërndahen mandatet për çdo deputetë të zgjedhur nga 4 qarqet.