• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha prezanton programin për rininë, nuk i del e keqja me Tik Tok-un: Rama e mbylli se ka frikë nga ju!

by S T
02/04/2025 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha, prezantoi sot programin elektoral për Rininë në Tiranë, teksa rreshtoi edhe kandidatët për deputetë të moshave të reja për zgjedhjet e 11 majit, që ka koalicioni i tij, duke përdorur si ‘limit rinie’ moshën 40 vjeç.

Ndërsa bëri premtimet e radhës, shumicën e të cilave nuk e mbajti dot kur ishte për tetë vite në qeveri (2005-2013), ai iu kthye në retrospektivë edhe karrierës së tij politike, zanafillave të saj dhe faktit se si braktisi detyrën e mjekut për këtë karrierë, që aktualisht e ka vënë përballë drejtësisë me akuzën e korrupsionit në aferën ‘Partizani’ nga SPAK dhe me një ‘non-grata’ të dyfishtë nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Berisha pohoi se karriera e tij u përcaktua jo vetëm si shenjë e fatit të atyre ditëve, por edhe fal vendimeve të Azem Hajdarit dhe studentëve të Dhjetorit 1990.

“Shumë prej jush mund ta kenë të vështirë të imagjinojnë Sali Berishën me bluzën e bardhë të mjekut, apo Sali Berishën me stetoskop. Karrierën politike unë nuk e nisa në moshën e re, e nisa pas të 40-tave. Por si ndodhi ky transformim. Ky ndodhi vetëm nga një vendim. Kaq e thjesht. Vendimi erdhi pak vite para se të nisja karrierën time politike. Dhe ky vendim ishte që t’i dilja kundër diktaturës komuniste. Një vendim jo i lehtë për kohën, sepse kisha një karrierë për kohën, isha familjar. Po të mos ishte për këtë vendim, unë sot ndoshta nuk do isha sot midis jush, por do isha një mjek me karrierë të arrirë. Po të mos ishte për këtë vendim, po të mos ishte vendimi i Azem Hajdarit, tribunit të lirisë, po të mos ishin vendimet e mijëra studentëve liberatorë, që në dhjetor të vitit 1990 dolën si heronj të vërtetë, u përballën me falangat e diktaturës më të egër. Përsëri, pa ata ndofta, historia jonë do të ishte tjetër”, tha ai.

Kreu i selisë blu iu kthye edhe kundërshtarit të tij Edi Rama, duke e cilësuar si shpresvrasës të rinisë dhe arrogant, si dhe një “meme e gjallë që ecën”. Nga frika e rinisë, nënvizoi ai, kryeministri mbylli edhe TikTok-un.

“Përballë jush qëndron një shpresvrasës, një arrogant, një meme e gjallë, ku pasi e tmerruat ju me meme ai e mbylli TikTok-un. Ai quhet Edi Rama, le ta quajmë atë një meme e gjallë që ecën. Nuk ka pasur rinia shqiptarë një armik të egër dhe pabesë si Edi Rama. Të rinjtë arrogancën nuk e durojnë, e urrejnë çdo formë të saj. E vërteta është se ai ka frikë të madhe nga ju. Pse? E di ai se rinia s’është vetëm moshë dhe fazë e jetës, por revolucion. Ai e di se 11 maji është dita e gjykimit për Edi Ramën, dita e verdiktit. Ne jemi njishi dhe njishat. Njishi është numri i fatit. Ju jeni njishat e vërtetë”, përfundoi Berisha fjalën e tij.

Next Post
Azgan Haklaj: Chris LaCivita s’ia heq dot ‘non gratën’ Berishës! Rubio i ka hequr çdo ekuivok

Azgan Haklaj: Chris LaCivita s’ia heq dot ‘non gratën’ Berishës! Rubio i ka hequr çdo ekuivok

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com