• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet dhe hetimi mbi taksat e djalit të Biden/ Dorëhiqet Prokurori i Përgjithshëm William Barr. Reagon Trump

by Java News
15/12/2020 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump tha të hënën se Prokurori i Përgjithshëm William Barr do të largohet nga posti në prag të Krishtlindjeve dhe Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Jeff Rosen do të bëhet Prokuror i Përgjithshëm në detyrë. Zoti Barr, në një letër për Presidentin Trump postuar nga presidenti republikan në Twitter, tha se ai do të largohet nga posti më 23 dhjetor.

Letra vjen ndërkohë që zoti Barr kishte informuar presidentin rreth shqyrtimit që Departamenti i Drejtësisë kishte bërë lidhur me aludimet e fushatës së Presidentit Trump për mashtrim të votuesve në zgjedhjet e vitit 2020. Në të, zoti Barr premton se pretendimet e ngritura nga Presidenti “do të vazhdojnë të ndiqen”. Në letër, zoti Barr vlerëson gjithashtu atë që ai e quan rekord historik të Presidentit Trump, duke thënë se ai ka ndihmuar në rritjen e ekonomisë, forcimin e ushtrisë dhe frenimin e imigracionit të paligjshëm.

“Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë, ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme!” tha Presidenti Trump për zotin Barr në Twitter. Fati politik i zotit Barr ishte në diskutim që nga java e kaluar, kur ai deklaroi se një hetim i Departamentit të Drejtësisë nuk kishte gjetur asnjë shenjë manipulimesh të mëdha në zgjedhjet e nëntorit, duke hedhur poshtë pretendimet e Presidentit Trump. Ekipi ligjor i Presidentit Trump e kishte akuzuar zotin Barr se dështoi të kryente hetimin e duhur.

Gjatë fundjavës, Presidenti Trump e sulmoi ashpër zotin Barr në Twitter pas një njoftimi në gazetën Wall Street Journal se Prokurori i Përgjithshëm kishte dijeni në fillim të këtij viti për një hetim mbi taksat e djalit të zotit Biden, Hunter. Presidenti Trump ripublikoi në Twitter një koment të moderatorit të radios, Todd Starnes, i cili thoshte se zoti Barr duhet të shkarkohej. “Një zhgënjim i madh!” shkruante Presidenti Trump në Twitter.

g.kosovari

Next Post
Ibra: Milani duhet të ëndërrojë “Scudetto”-n. Pioli: Të kthehemi në Champions

Ibra: Milani duhet të ëndërrojë “Scudetto”-n. Pioli: Të kthehemi në Champions

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In